Trajtimi financiar shtesë nga 80 mijë – 100 mijë lekë në muaj, ja sa përfitojnë efektivët e Forcës Ajrore

Trajtimi financiar shtesë nga 80 mijë – 100 mijë lekë në muaj, ja sa përfitojnë efektivët e Forcës Ajrore

Efektivët e Forcës Ajrore janë një nga kategoritë që përfitojnë trajtim shtesë financiar nga vendimi i fundit i miratuar nga qeveria.

Sipas këtij vendimi, trajtimi financiar rritet ndjeshëm për pilotët, personelin mirëmbajtës të pajisjeve të fluturimit, inxhinierët, teknikët, kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin ushtarak aktiv të Detashmentit UAV (dronët), duke konfirmuar se kapitali njerëzor mbetet kryeprioritet.

Qindra efektivë të personelit fluturues dhe ushtarakë të tjerë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me personelin fluturues do të përfitojnë shtesë mbi pagën që varion sipas pozicioneve.

"Kështu, për pilotët trajtimi financiar shtesë shkon nga 80.000 – 100.000 lekë në muaj; për teknikët e bordit kjo shtesë shkon në 45.000 lekë; Për inxhinierët e aviacionit dhe kontrollorët e trafikut ajror, shtesa është llogaritur në 40.000 lekë në muaj; ndërkaq, sa i përket pilotëve të Detashmentit të Mjeteve Ajrore pa Pilot, ata do të marrin një shtesë 45.000 lekë në muaj, po kaq është edhe trajtimi financiar që do të marrin operatorët e ngarkesës dhe shënjuesit", deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

Sipas vendimit të qeverisë, kjo kategori përfiton këtë trajtim financiar dinjitoz për shkak të misionit dhe detyrave që kryejnë, por edhe për të mbajtur brenda Forcave të Armatosura punonjësit e shkolluar dhe trajnuar në institucionet arsimore prestigjioze ndërkombëtare.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim