Miratimi në Këshillin Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ka sjellë reagimet dhe tensionimin e situatës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatri që janë kundër shembjes, por edhe organizatës Europa Nostra në Twitter e cila më 24 mars 2020 e ka shpallur Teatrin Kombëtar një nga shtatë objektet më të rrezikuara të trashëgimisë europiane, të cilin e ka marrë në mbrojtje për restaurim me mbështetje të Bankës Europiane të Investimeve!
"Ne përkrahim trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë objektet e marra në mbrojtje nga Europa Nostra! Teatri është i mbrojtur nga ligji vendas, i mbrojtur fuqimisht nga shoqëria civile dhe nga ekspertët", shkruan Europa Nostra në Twitter.
Europa Nostra është një Federatë Pan-Evropiane për Trashëgimi Kulturore, që përfaqëson organizatat e qytetarëve që punojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës.
Pas saj ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se afera me teatrin është vjedhja më e dhunshme që i bëhet shqiptarëve.
"Afera me TK është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga RAMAVIRUSI: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord", shkruan Basha.
-
E ta befte hallall TURQIA moj EUROPA-NOSTRA per kete investim qe eshte per te vue duert mbi koke! Po ku ishe moj EUROPA-NOSTRA dhe na u kujtove ne fund fare per nje ndertese te ndertuar ne kohen e fashizmit si bordello dhe qe arriti deri ne ditet e sotme si institucion kulture dhe jo prostitucioni per te cilin u ndertua dhe funksionoj pak kohe. Po veprat qe u ndertuan nga sklleverit modern te te ashtuquajtur komunizem ishin pa rendesi dhe qe fillojne nga veprat energjitike,industriale,mbrojtese etj etj si nuk u ndjete more ju te EUROPA-NOSTRA? Aaa edhe zoteria juaj qenka me dy standarte??? Nejse kjo duket dhe ne populli i shumvuajtur tani po na behet me e qarte. Apo kini marre ndonje dore te mire eurosh dhe si regjisore te mbaruar doni te beni nje showman? Bravo ju qofte per standartin e dyfishte!
Përgjigju -
Ca Europa nostra eshte kjo qe del dhe mbron nje karakatin qe ska asnje vlere. Me te mire ka fshatari kasollen e lopes. Europa ska te tilla ne vendet tyre.kjo ska asnje vlere qoftkulturore qoft arkitekturore. Shkurt ano esht nje shemtir ne mes te kryeqytetit.
Përgjigju -
EUROPA NOSTRA FOLI,,TEATRI DO RUAJTUR,,,TERHIQU EDI RAMA SA JE NE KOHE SE DO TE VIJME DHE DO TA DJEGIM ZYREN APO SHTEPINE...SHKEDHATE...
Përgjigju












Komente
Komento