Vendimi/Si do shpërndahet ndihma
ekonomike për familjet në nevojë

Vendimi/Si do shpërndahet ndihma<br />ekonomike për familjet në nevojë
Zbardhet ndryshimet e reja në ligjin për ndihmën shtetërore, ku ndër të tjera përcaktohen edhe kriteret për përfitimin e ndihmës ekonomike. Sipas ndryshimeve ndihma ekonomike do jepet në formën e një shpërblimi mujor. Përfituesit do të përcaktohen në bazë të nevojës që do ketë secila familje.

“Ndihma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë. Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike bëhet sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave. Masat përjashtuese nga skema e ndihmës ekonomike për familjet, të cilat nuk zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike vlerësohen sipas nevojave dhe mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë, të cilat vlerësohen bashkërisht, duke u dhënë pesha specifike të qarta, objektive e transparente, si pjesë e një formule të pikëzuar”, - thuhet në projektligjin e ri, të botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon