Ish-deputeti socialist Spartak Braho duket se ndodhet në mesin e elektoratit gri. I pyetur në “Frontline Interview” në Report Tv nëse do ta mbështesë Partinë Socialiste në zgjedhjet e majit, ai u shpreh se pret rinovimin e kësaj force politike.
“Nuk e kam vendosur. Jam akoma i dyzuar. Pres rinovimin e Partisë Socialiste apo krijimin e një të majte të re moderne, me një program ndryshe nga ky, drejtim organizativ ndryshe nga ky që organizon Rama, një të majtë të re moderne. Djem e vajza ka plot”, tha Braho.
Për ambicien e Erion Braçes i cili është shprehur se është i gatshëm të kandidojë për drejtimin e Tiranës, Braho e përshkruan si “natyrë kontestuesi”. Nga ana tjetër, është i bindur se deputeti s’është ndër emrat që Rama ka ndërmend.
“Unë me Braçen, jemi rritur në atë parti. Braçe është natyrë konstestuesi në sens pozitiv, nganjëherë e tepron, gjithsesi ka një veti shumë pozitive: është i lidhur me njerëzit, me hallet e tyre, bredh shtëpi më shtëpi sot e kësaj dite. Nëse është i bindur që e ka fitoren të sigurt, të kandidojë, por nga do të dalë sepse Rama ka në mendje emër tjetër, jo Braçen”, tha Braho.
Ndërsa Partinë Demokratike nuk e sheh si alternativë për zgjedhjet, madje e quan “prodhuese” të molotovëve. Braho thotë se selia blu është e kriminalizuar dhe drejtuesi i saj, Sali Berisha, është krimineli më i madh që ka parë historia.
“Si mund të ekzistojë ajo parti që vazhdon të hedhë molotovë? Molotovi prodhohet në zyrat e PD. Molotovi është napalm. Napalmi përdoret për të djegur policinë. Ata e provuan, protestuesit s’i lanë të hynin. Do të demaskohet si protestë dhe si qëllime. Larg enturazhi politik i PD nga protesta e studentëve të mirëfilltë, e pedagogëve dhe intelektualëve që kanë protestuar dhe vazhdojnë të protestojnë, aq sa janë. Zoti nuk i bën derman PD, është faktor politik që ka mbaruar. Një parti që e ka shtresën mbi të cilën qëndron, të kriminalizuar. Sali Berisha është krimineli më i madh që ka parë historia e këtij vendi”, tha Braho.
-
Po deri më die përse flisnje ndryshe?Spartak. Braho hesapi i shtëpis nuk del në mexhiliz o Taku.Mos dilë më se je i pa BESUSHËM.TIo Taku e do lopë P.S.Shko në Lalëz.
Përgjigju -
Se Edi qenka me ide te djathta po si è late ju gjithe kto vite ne drejtim po ju cfare idesh keni sa persona keni denu si gjygjtar qe keni qene personat pafajshem i keni drnu e ato te qe ishin fajtor i keni bere sikur i keni denu apo i keni nxjerr te pa fajshem. Po qe ai Edi te pagoi kurimin tuaj apo harrove se sa njerez jane semure si ju e nuk i ka pagu njeri, osé kan nderru jete ose i kan ndihmu te tjeret,kalova lumin te dhjefsha kalin i thon kesaj
Përgjigju-
MOSMIRENJOHES eshte shume pak per ty o Spartak! Ti e di sa vlere ke,sidomos me femijet kriminele ,apo e harrove kaq shpejt ndihmen e Rames dhe priviligjet qe te krijoi posti si deputet Edge pse ishe ne Lsi mandatin ta siguronte PS. TURP per ty,pir kujdes se mosha jote nuk ka kohe fizike per t'turperuar.
-










Komente
Komento