‘Vendoret’/ Boçi: Nuk ja kam fajin unë Llatjes për gjendjen e dëshpëruar të Elbasanit, përgjigjen e merr më 14 maj

‘Vendoret’/ Boçi: Nuk ja kam fajin unë Llatjes për gjendjen e dëshpëruar të Elbasanit, përgjigjen e merr më 14 maj

1682168522_deaq.JPG

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Luçiano Boçi ka ironizuar kryebashkiakun Gledian Llatja. Ai shkruan se përgjigjen për të do e kthejnë qytetarët më 14 maj.

“Të mos kesh program, të mos kesh ide, të mos kesh as aftësi për t’a fshehur këtë fakt – është një gjë që ka ndodhur shpesh në politikën shqiptare. Por të sulmosh kundërshtarin pse ti nuk ke ide, as program – është papërgjegjshmëri e plotë.

Nuk ja kam fajin unë G. Llatjes pse Elbasani është në këtë gjendje të dëshpëruar, ku ndodhet.

Nuk ja kam fajin unë pse dikush e ka rikandiduar duke e vënë në siklet të madh: tani G. Llatja duhet të përgjigjet për gjithçka që nuk ka bërë.

Unë nuk jam marrë me G. Llatjen. Hiq rastin kur nja dy herë e kam ftuar në debat të drejtpërdrejtë. Por ai nuk ka leje që të flasë as në aktivitetet e fushatës së tij. As atë letër kundër meje G. Llatja nuk e ka shkruar vetë.

Hartimi i dobët që ai nxori në fb është një gënjeshtër e gjatë e mbushur me shpifje të ulta. Disa prej këtyre shpifjeve – G. Llatja do të duhet t’i mbrojë në gjykatë, menjëherë pas zgjedhjeve.

Po ashtu, ai do të përgjigjet për të gjithë flamujt e kuq të tenderave që ka organizuar në këto vite. 

Për gjithçka tjetër, përgjigja e datës 14 maj do t’i mjaftojë G. Llatjes dhe atyre që e keqpërdorin atë. Atë ditë ata do të mësojnë se respekti nuk blihet.

Luçiano Boçi, qytetar krenar i Elbasanit - nuk e ka tradhëtuar kurrë dhe nuk ka ndërmend ta tradhëtojë të vërtetën!

E vërteta është fytyra ime, është dinjiteti im, është integriteti dhe guximi im!

Sa për G. Llatjen: Breshkat mund t’i lëshosh edhe në autostradë… Prapë breshka mbeten.”- shkroi Boçi.


Lajmi kryesor:

‘Vendoret’/ Kandidatët e forcave politike në terren! Kodheli: Kthejmë llogaridhënien në bashki! Sako: Ja projektet për zhvillimin e Durrësit


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare