Vendoret,Voltana Ademi: Jam e
gatshme të kandidoj për Shkodrën

Vendoret,Voltana Ademi: Jam e<br />gatshme të kandidoj për Shkodrën
Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi ka pohuar faktin se është e gatshme të garojë në zgjedhjet lokale për bashkinë e Shkodrës, nëse lidershipi i demokrat në qendër vendos ta kandidojë emrin e saj.

Duke pohuar gatishmërinë e saj për kandidimin, Ademi shprehet është e gatshme përsa kohë është në politikë dhe ka dhënë kontribut në nivele të ndryshme duke qenë aktualisht deputete e Qarkut Shkodër, e zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013-të.

”Unë jam deputete e Qarkut Shkodër dhe jam përpjekur që ta bëj këtë punë me mundësitë që kam patur me dëshirën dhe vullnetin. Normalisht që në politikë kur merr pjesë je aty për t’u angazhuar dhe sakrifikuar, padyshim që nivele të ndryshme të politikës kërkojnë një angazhim të tillë.

Gjithmonë unë kam qenë e gatshme të kontribuoj në politikë në pozicione dhe në nivele të ndryshme dhe jam e gatshme edhe tani. Do të vazhdoj të jem pjesë e një fushate të rëndësishme në Shkodër për të fituar Bashkinë e Shkodrës dhe jo vetëm Bashkinë e Shkodrës por edhe Bashkitë e Qarkut të Shkodrës dhe kjo është më e rëndësishme në këtë moment dhe këtë ne do ta bëjmë bashkë me qytetarët, bashkërisht, duke marrë pjesë fuqishëm, jo vetëm për shkak të problematikave të Shqipërisë tani edhe të Shkodrës gjithashtu”, shprehet Ademi.

Ndërkohë që Partia Demokratike ka zyrtarizuar ditën e djeshme kandidatin e saj për bashkinë e Bajram Currit. Demokratët do të kandidojnë këtë herë në bashkinë e veriut Besnik Dushajn.

Edhe në kandidaturën aktuale bashkia e Bajram Currit është drejtuar nga demokrati Agron Demushi i cili këtë herë nuk do të rikandidohet nga Partia Demokratike.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja