Vendoset data/ Ja kur do të dalë para gjyqit te Krimet e Rënda 'Escobari i Ballkanit'

Vendoset data/ Ja kur do të dalë para gjyqit te Krimet e Rënda 'Escobari i Ballkanit'

TIRANE-Gjykata për Krimet e Renda ka caktuar datën 25 shkurt ora 10:00 për seancën e parë të gjykimit ndaj Klement Balilit. I cilësuari si "Escobari i Ballkanit" akuzohet për "trafik të narkotikëve", "grup të strukturuar kriminal", "mosdeklarim të pasurisë" dhe "pastrim parash". Trupa gjykuese do të përbëhet nga; kryesuese Flora Hajredinajn, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai. 

Balili kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit mbrojtës Theodhori Sollaku (Lexo këtu). Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit. Klement Balili u vetëdorëzua në polici mesditën e 15 janarit pasi qëndroi për rreth 2 vite në arrati (Lexo këtu).

Përpara se të dorëzohej te drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kelment Balili foli ekskluzivisht për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha (Lexo këtu intervistën e plotë). Ndërkohë Shqiptarja.com zbardhi edhe përgjimet greke ku zbulohet se si Balili komandonte trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqisë (Lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite