TIRANE- Banka e Shqipërisë ka vendosur të ndryshojë rregulloren përsa i përket minimumit të detyrueshëm që duhet të mbajnë bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Vetë rezerva e detyruar është instrument i politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, e cila synon rregullimin e likuiditetit të sistemin bankar dhe stabilizimin e normave të interesit në tregun e parasë.
Në vendimin I cili tashmë ka hyrë në fuqi, vec formulës së llogaritjes së rezervës, është vendosur dhe një kufi minimal. “Banka e Shqipërisë remuneron tepricën, në gjithë shumën e saj, vetëm në rastet kur tejkalohet niveli minimal i saj, ku si i tillë konsiderohet shuma për të cilën bankat nuk remunerohen. Si nivel minimal për rezervën e detyruar në lekë, euro dhe USD konsiderohen përkatësisht shumat 50 milionë lekë, 500,000 euro dhe 500,000.00 USD”, thuhet në pikën 3 të nenit të shtuar në rregulloren e Bankës së Shqipërisë. Kjo duke e saktësuar si nivel dysheme.
Ndërsa saktësohet se teprica e llogarisë rezervë në lekë është diferenca e gjendjes mesatare në llogarinë rezervë së bashku me “cash në kujdestari” në periudhën e mbajtjes me rezervën e detyruar, në ditën e fundit të periudhës së mbajtjes së rezervës së detyruar, por jo më e vogël se niveli minimal i tepricës. Teprica e llogarisë rezervë në valutë është diferenca e gjendjes në llogarinë rezervë me rezervën e detyruar, e llogaritur çdo ditë, por jo më e vogël se niveli minimal i tepricës.
Ndërkohë në rregulloren e parë ishte saktësuar vetëm skema e llogaritjes. Ku përcaktohej se “Banka e Shqipërisë remuneron bankat për mbajtjen e rezervës së detyruar në lekë dhe në valutë, për periudhën e mbajtjes së saj. Remunerimi aplikohet vetëm për rezervën e detyruar që mbahet në llogarinë rezervë në Bankën e Shqipërisë dhe jo për rezervën e detyruar që mbahet në formën cash kujdestari apo atë pjesë që vendoset si garanci”. Ndërsa vendoset dhe formula se si duhet të veprojnë bankat. Interesi për remunerimin e rezervës së detyruar kalohet në llogaritë rezervë të bankave në ditën pasardhëse të ditës së fundit të periudhës së mbajtjes të rezervës së detyruar.
387 mijë kredi aktive, 24% me probleme
Në Shqipëri subjektet bankare dhe ato financiare kanë raportuar në total 954,307 kredi ku 387,670 janë kredi aktive. Ndërkohë që niveli i kredive me probleme aktualisht është rreth 24%. Gjithsesi raportohet se sërish bankat në Shqipëri kanë raportuar fitime të ndjeshme. Ndërsa vetëm dy prej tyre kanë rezultuar se kanë një ulje të normës së fitimit. Por që gjithsesi kanë shënuar fitime. Të dhënat janë publikuar në raportin e bankës së Shqipërisë I cili I referohet regjistrit të kredive.
Prej këtyre kredive vetëm 26 për qind janë dhënë hua prej institucioneve jobanka si dhe janë unionet e kursim-kreditit apo shoqërive të kursim-kreditit.
Gjithsesi në raportim me vitin e shkuar vihet re se ka një rënie të kredisë. Rënia shënohet me 1.8 për qind. Vetë bankat kanë vijuar me shitjen e portofolit të kredisë nga disa prej bankave, e ndjekur nga ulja e detyrimeve të kredimarrësve si pasojë e ekzekutimit të kolateraleve si dhe nga fshirja nga bilancet e bankave të kredive të humbura. Po kështu, edhe kredia e re e gjeneruar në ekonomi ka qenë më e ulët se ajo e një viti më parë, konkretisht 16% më pak krahasuar me një vitin paraardhës.
Ndëshkim tatimorëve nëse vendimi u rrëzohet në gjykatë
Tregtisë dhe Industrisë do ti paraqesë ministrisë së Financave propozimet për ndryshimin e paketës Fiskale. Kreu I saj Nikolin Jaka bëri publike disa nga pikat që do ti kërkohen qeverisë Rama brenda muajit tetor. Pika të cilat prekin nga tatim fitimi, tvsh por dhe te forma e apelimit të gjobave dhe rregullave të administratorëve të kompanive të ndryshme. Si masë mbrojtëse bizneset ndër të tjera kërkojnë ndëshkimin e tatimorit në rastet kur vendimet e tij rrëzohen në gjykatë.
Ligji i TVSH-së dhe heqja e skemës së TVSH së për aktivitetet që kërkojnë rimbursim mbetet nga pikat kyçe. “Nuk duhet të kemi TVSH kur ajo rimbursohet përmes procedurave ligjore. Nuk ka sens logjik”, tha jaka. Ndërsa për bizneset me xhiro deri në 8 milion lekë do të kërkohet të mos ketë tatim fitim më të lartë se 10 për qind, kjo sidomos në sektorin e agrobiznesit. Po ashtu dhe afatet për përgjigjen e apelimit si dhe administrimi I kësaj drejtorie do të kërkohet të rishikohen. Po ashtu është kërkuar penalizimi i punonjësve tatimorë në rast se vendimet e tyre ndëshkuese për biznesin do të rrëzohen disa herë prej gjykatave.
Një shtesë e tillë duket se bëhet për të ndëshkuar punonjësit që përdorin gjoba për presion. “Vendimi i formës së prerë nga Gjykata, rezultuar sipas regjistrit, neni 10 pika 3, këtu me pasojë rrëzimin e akteve të punonjësve tatimor jep efekt me fillimin e menjëhershëm të procedurave disiplinore për punonjësit përgjegjës sipas Kodit të procedurave administrative”, thuhet ndër propozimet e biznesit. Jashtë vëmendjes nuk mund të ishte kërkesa për heqjen e parapagesës së gjobës në rast të apelimit. “Të abrogohet tërësisht duke ndjekur praktika si legjislacioni Francez ku detyrimi paguhet apo garantohet vetëm në shkallën e procedimit gjyqësor të formës së prerë, pra në Apel”, thuhet në kërkesë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com