ELBASAN- Në një ceremoni sa atdhetare aq edhe besimtare është vendosur në altarin e Kishës “Shën Mëria” në Elbasan, busti i kryepeshkopit të përjetshëm të ortodoksisë shqiptare Fan Noli. Vendosja e kësaj shtatoreje realizuar nga skulptori Idriz Balani u realizua në kuadër të 100-vjetorit të meshës së parë shqip në trojet tona, pikërisht në kishën e “Shën Spiridonit” në Durrës, ku më 10 mars të vitit 1914 Fan Noli mban meshën e parë shqip.
Me iniciativën e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe me kontributin e veçantë monetar të kryetares së kësaj shoqate Lida Jorgoni të vesë së personalitetit të letrave shqipe Perikli Jorgono, busti i Fan Nolit është kthyer përgjithnjë në kishën që ai vetë e themeloi, në lagjen “ Kala” të qytetit të Elbasanit.
Në këtë kuadër Famulltari i Kishës “Shën Maria”, At Nikolla Marku ka mbajtur edhe një meshë përshpirtje dhe shenjtërimi në nder të figurës së shquar të Fan Nolit.
“Fuqia rrezatuese i dha bekimin e Perëndisë që imzot Fan Noli të themelojë nga ana juridike Kishën Oetodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare. Shtatorja e Fan Nolit do të vendoset në altarin e Kishës Shën Maria si veprim nderues ndaj kryepeshkopit të parë shqiptar. Fan Noli ky shenjt i ortodoksisë shqiptare ia doli të njihej nga patriarkana e Stambollit së bashku me një statut të përjetshëm që e mbron kishën ortodokse dhe sovranitetin e kombit shqiptar nga cdo ndërhyrje shoviniste dhe pushtuese”, tha në fjalën e tij At Nikolla Marku në prani të shumë besimtarëve ortodoksë, por edhe patriotëve të njohur elbasanas.
Duke falënderuar këtë figurë të shquar At Nikolla Marku tha “Faleminderit, hirësi i shenjtë Fan Noli, të jemi mirënjohës për veprën tënde në vlerën e saj si mirësi e dashuri, ky njeri nuk vdes kurrë se është i pranishëm në zemrat e shqiptarëve të mbarë kombit të tij”.
At Nikolli tha se “i shenjti Fan Noli ne ju kërkojmë falje, sepse sot Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare që ti e themelove nuk është e pavarur dhe është e pushtuar nga grekë dhe shovinistë me një të ashtuquajtur Janollatus, fatkeqësisht sot kisha nuk është e Shqiptarëve por e shovinistëve Vorio Epiriotë, dhe atyre që kanë bërë genocid me shqiptarët që në Çamëri e në Kosovë. Së bashku me kryepeshkopin serb Irinej duan gjunjëzimin e kombit shqiptar nga Ballkani dhe trojet etnike shqiptare. Të kërkojmë falje i shenjti Fan Noli por dhe premtojmë se themelet e kishës shqiptare që ndërtove me aq mund nuk do të preken pavarësisht nga ky moment i vështirë që po kalojmë tani. I shenjti Fan Noli mirë se erdhe në kishën tënde, në kishën Kishën ‘Shën Maria’”, tha Marku.
Lida Jorgoni kryetarja e shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” tha se ishte e vështirë të arrinte deri në realizimin e një shtatoreje të Fan Nolit. Sipas saj në kishën e Durrësit u ndalua vendosja e kësaj shtatoreje nga Janullatosi, dhe ai tashmë u kthye në kishën e Elbasanit, të cilën e themeloi vetë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO