VIDEOLAJM/ Vendosi duart në xhepa gjatë një udhëtimi në SHBA, zyrtari në Japoni kritikohet nga e ëma

Një ndihmës i kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida, kërkoi falje për futjen e duarve në xhepa gjatë një udhëtimi zyrtar në SHBA, duke pranuar se nëna e tij e kishte qortuar dhe i kishte thënë se ishte turpëruar nga veprimi i tij.

Seiji Kihara, zëvendëskryesekretari i kabinetit, zbuloi në YouTube se nëna e tij kishte lexuar komente se ai po "turpëronte prindërit" pasi u kap me duart në xhepat e pantallonave ndërsa kryeministri fliste me gazetarët jashtë Blair House në Uashington.

Nëna e tij e telefonoi menjëherë dhe i tha se ndihej “e turpëruar” nga veprimi i tij dhe i kërkoi që “të qepte xhepat”. Në video, ai shfaqet duke mbajtur duart në xhepa teksa kryeministr. Pasi e kupton se kamera po e filmon, rregullon pantallonat dhe i mbledh duart para.

Mbajtja e duarve në xhepa konsiderohet një veprim i pasjellshëm në Japoni, sidomos në situata të caktuara sociale dhe profesionale.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë