Identifikohet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive, një ditë më parë në oborrin e një lokali në afërsi të Stacionit të Trenit, në Tiranë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Kadri Çuka, 54 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera dhe analizimit të kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se në orët e para të mëngjesit, në oborrin e një lokali një person i maskuar me kapuç në kokë (në dukje i njëjti person me atë të dyshuar), ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar, është larguar në drejtim të rrugës "Fortuzi", me një biçikletë.
Nga intervistimi shtetasi Kadri Çuka, ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpërmendur ka pasur një konflikt dhe mosmarveshje me shtetasin M. D.
Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së këtij Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale të "Shkaterrimi i pronës me eksploziv, e mbetur në tentativ", parashikuar nga Neni 152 dhe 22 i Kodit.Penal.
Një ditë më parë, në oborrin e një lokali në rrugën "Hamdi Shijaku" u konstatua një shishe plastike me mbushje të dyshuar plasëse me fitil në të.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com