Kreu i Shqipëria Bëhet u kthye sërish mbrëmjen e djeshme para kryemnistrisë dhe vendsosi sërish çadrat me mbështetësit e tij edhe pas përplasjeve që pati me policinë gjatë mesditës së djeshme.
Teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku forcat e policisë heqin çadrat e vendsoura, Lapaj shprehet se nuk do të dorëzohet, por do të kthehet sërish në shesh.
Përgjegjës për këtë situatë Lapaj bën kryeministrin Edi Rama, ku e cilëson si kreun e një bande dhe për këtë arsye duhet që të mbajë përgjegjësi.
"Edi Rama të bëj përgjegjës ty! Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.
Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.
I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!", shkruan Lapaj në Facebook.
Lajmi kryesor:
Protesta e ‘Shqipëria Bëhet’, Policia ndërhyrje sërish gjatë natës! Lapaj dërgohet në spital, i ra ngrohësja në kokë! 4 të arrestuar, 9 nën hetim (VIDEO)







