Vepra është frymëzuar nga i dashuri e tij George Dyer, historia e të cilëve ishte një histori e zakonshme dashurie por që përfundoi tragjikisht me vetëvrasjen e Dyer dhe kjo i jep një vlerë të veçantë pikturës. Fakti që ai e kreu vetëvrasjen në një moment kyç të jetës së Bacon, kur ai po zhvillonte ekspozitën më të rëndësishme të tij në Grand Palais, ndikoi shumë si diçka e tmerrshme në jetën e tij.
Çmimi më i lartë i shënuar më parë për një vepër të ngjashme të Bacon është 23 milion paundë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar në ankandin rival Christie’s, një vepër e njëjtë e Bacon, me format pak më të madh u shit për plot 142 milionë dollarë.
Menaxhuesi i ankandit tha se shifra e arritur ishte më tepër një kërkesë pasionale për të patur një prej veprave më të vlerësuara të Bacon, pasi blerësi insistoi në një betejë mbi 10 minuta për ta patur këtë vepër.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)