Vepra ‘Ulërima’ e Thoma Simakut, sheh dritën e skenës për herë të parë në Shqipëri

Kompozitori i njohur Thoma Simaku është këto ditë rikthyer në Tiranë. Pasi zhvilloi Akademinë e parë të Kompozicionit me artistët e rinj, promovoi CD-n  "Solos & Duos for Violin & Piano", për ta kurorëzuar karrierën e tij artistike brenda edhe jashtë vendit me ngjitjen në skenë të veprës “The scream” (Ulërima), që do të luhet nga Orkestra e Radiotelevizionit Publik Shqiptar për herë të parë në Tiranë. Për kamerën e “ReportTV” mes emocioneve Thoma Simaku rrëfen punën e bërë për masterklasin, por edhe dëshirën e madhe, që ka për të lënë diçka për brezat e artistëve që do të vijnë.

 “Unë ndihem shumë mirë sa herë që vij në Shqipëri. Vitet e fundit kam ardhur më shpesh, vjet isha si anëtar jurie në konkursin “Gjergj Kastriot Skënderbeut”, ndërsa këtë vit arritëm që të bënim të parën akademi kompozicionale për kompozitorët e rinj shqiptarë kudo që ndodhen. Ky aktivitet ka qenë në mendjen time për disa vite radhë, jam përpjekur që të gjej një lloj platforme për këta kompozitorë, që të shkëmbej me ta eksperienca për idiomat edhe teknikat bashkëkohore”, rrëfen kompozitori Simaku.

Për CD-n që u promovua në Akademinë e Shkencave referuan muzikogët Vasil Tole edhe Mikaela Minga. Thoma Simaku prej 30 vitesh jeton në Angli edhe punon, si pedagog në Universitetin e Jorkut. Por, ngjitjen në skenë të veprës  “Ulërima”, për të cilën është frymëzuar nga piktura e njohur e Edvard Munch, e cilëson një ngjarje të madhe në krijimtarinë e tij, të pas viteve ’90.

“Në kuptimin e kohës që ndodh ky koncert për mua është vërtet një ngjarje, sepse për gati 30 vite kjo është hera e parë që një orkestër, si e RTSH-së do të luajë një nga veprat më kryesore që kam kompozuar. Kjo vepër “The Scream” (Psikama apo ulërima), është mbështetur në pikturën e famshme të Edvard Munch-it, (The Scream, 1983). Ajo që ndjen ti si artist, është si diçka që të mbërthen si këdo edhe nuk të lëshon, ke të bësh me një ulërimë në heshtje, që siç edhe e ka cilësuar kritika, është një heshtje e madhe që të shurdhon”, shprehet Simaku.

Koncerti do të luhet nga Orkestra Simfonike e RTSH-së, pranë sallës Iliria të hotel “Mak Albania”, nesër ora 19.00 nën dirigjimin e Jonathan Bloxham dhe solistëve në violinë Benjamin Baker nga Zelanda e Re.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale