Veprat e Stipçeviçit
ekspozohen në Tiranë

Veprat e Stipçeviçit<br />ekspozohen në Tiranë
TIRANE- Pas një lufte të gjatë më sëmundjen, e cila e kishte ndarë prej pak muajsh edhe nga jeta shkencore dhe kërkimore, albanologu, shqiptari i fundit që mbrojti tezen iliro-shqiptare do të kujtohet përmes një ekspozite në Bibliotekën Kombëtare.

“Aleksandër Stipçeviç (1930–2015)”, ekspozita e cila ëhstë çelur më 2 shtator, si një homazh kushtuar akademikut kroat, me prejardhje nga arbneshët e Zarës, ka sjell për publikun e gjerë dhe lexuesit e Bibliotekës Kombëtare si një vëmendje e veçantë kushtuar   kontributit dhe personalitetit të tij shkencor, veçanërisht në fushën e ilirologjisë. Aleksandër Stipçeviç, i njohur si arkeolog, bibliograf, albanolog, historian, bibliotekar, prej më shumë se 40 vjetësh do t’i përkushtohej studimeve në fushën e Ilirisë dhe albanologjisë.

Vepra e ekspozuara
“Gjarpëri si simbol religjioz te Ilirët” (1977); “Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit” (2002); “Kultura tradicionale e Arbëneshëve të Zarës” (2012); “Elementët parahistorike në besimet e arbëreshëve të Zarës” (2009); “Historia e librit” (2000); “Fjalori arbërish-shqip-kroatisht”, “Historia dhe bibliografia e        arbëreshëve të Zarës” (1997) , etj., janë një pjesë e rëndësishme e fondit të Bibliotekës Kombëtare, të  prezantuara në këtë ekspozitë.

Simbolika që i dha dritë
Simbolizmi religjioz te ilirët, do të ishte pikëndalesa më e rëndësishme e punës së tij kërkimore, nga do të zinin fill edhe hulumtimet e mëtejshme në fushën e ilirologjisë dhe albanologjisë. Sipas Stipçeviç, “në simbolikën religjioze të Ilirëve, asnjë kafshë nuk ka lojtur një rol aq të rëndësishëm si gjarpri.

Kjo kafshë misterioze trajtë jo të rëndomtë, e cila rrëshqet pa zhurmë dhe del nga thellësitë e tokës ku qëndrojnë demonët dhe hyjnitë e nëntokës, si dhe shpritrat e të ndjerëve”. Mecenat i kulturës shqiptare, inicues i botimit të traditës kulturore katolike, shkencëtar me famë ndërkombëtare, iniciator dhe udhëheqës shkencor i botimit monumental të ”Illyricum Sacrum” dhe i gjithë traditës e shkrimit shqip. Ekspozita është e hapur për të gjithë vizitorët, në hollin e Bibliotekës Kombëtare, çdo ditë nga ora 8:00 – 20.00 dhe gjatë fundjavës nga ora 08:00 – 14.00.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë