Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar këtë të martë, projektligjin për importin e mbetjeve urbane. Miratimi i ligjit është bërë edhe me konsensusin e disa prej deputetëve të opozitës. Vetëm Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku të PD-së, nuk kanë votuar pro ligjit.
Do të jetë Kuvendi në seancën plenare të ditës së enjte që do të votojë dhe miratojë ligjin e shumëdiskutuar.
Gjatë diskutimeve, kreu i komisionit, Eduard Shalsi u shpreh se drafti ka pësuar ndryshime, ndërsa sqaroi edhe njëherë se në Shqipëri do të vijnë vetëm mbetjet e riciklueshme dhe jo ato për t'u djegur.
"Ka pasur 6 ndryshime në propozimin fillestar. Shkak kërkesat e të gjitha palëve, deputetët bënë shumë komente e sugjerime. Ndryshimet nuk duhet të bëhen pre e debatit politik. Pika e parë e ndryshimit parashikon të ndalojë futjen në Shqipëri të mbetjeve me qëllim djegien.
Në Republikën e Shqipërisë do importohen vetëm mbetje të ngurta të riciklueshme. U vendos një nen shtesë që përcakton se autorizimi për import vlen vetëm për dy vjet, dhe vetëm për subjektet që zotërojnë linjat e përpunimit.
Po ashtu, është përcaktuar se ricikluesi duhet të provojë si i ka ricikluar mbetjet", u shpreh Shalsi.
Për deputetin demokrat, Genc Ruli, debati për ligjin e mbetjeve është politizuar. "Kishim një ligj shumë të mirë të mbetjeve i cili u ndryshua nga qeveria socialiste. Rreziku i plehrave të rrezikshme është gjithnjë i pranishëm, por një ligj i mirë i minimizon këto risqe. Sot po kthehemi te ligji i vitit 2013", u shpreh Ruli.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO