'Veri jug' ju propozon të shkojmë në lindje të kryeqytetit, saktësisht në Linzë, në perlën e fshehur në Tiranë.

Një ditë nga jeta e bujkut Gëzim Hida. Krasitja e ullinjve dhe e hardhive të rrushit dhe mbi 5 mijë ullinj qindravjeçarë në fshat.

Guidë në Linzë me kryetarin e fshatit Dëfrim Bastari. Drejt ngritjes së një muzeu etno dhe shtimit të bujtinave agroturistike.

Këto dhe të tjera, në reportazhin “Linza, perla e fshehur e Tiranës”. Të dielën, ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.