Veri Jug në një udhëtim në fshatin Bedat, si është jeta në Karavasta të Re

Emisioni 'Veri jug' i Report Tv sjell reportazhin "Jeta ne Karavastanë e re". Fshati Bedat, ndanë lagunës së Karavastasë, është populluar në messhekullin e kaluar me familje të persekutuara nga diktatura komuniste, me qëllim çkriptëzimin e tokave dikur moçalishte.

Altin Çoku, kryetar i fshatit thotë se çkriptëzimi i tokave nuk përfundoi dhe tokat e Karavastasë sot nuk prodhojnë asgjë.

Më pas udhëtimi vijon në minifermën e bagëtive të blegtorit Selaudin Biçaku, tek ish kompleksi i majmërisë së viçave në kohën e komunizmit, sot i braktisur nga shteti.

Selaudini ka punuar disa vite në zonën e Lumes e njohur për zhvillimin e blegtorisë. Solli prej andej 4 - 5 dele dhe sot ka arritur të shtoje mbi 100 kokë dhen.

Ndërkohë Kristofor Dhani, ish peshkatar në një brigadë peshkimi para viteve ’90 rrëfen për gazetarin Agim Pika, dramën e prishjes së brigadës nga individë që e shkatërruan peshkimin me grabitjet dhe dhunën mbi peshkatarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
VIDEOLAJM/ Veri Jug - Një minifermë delesh në Bedat

Veri Jug udhëtoi në fshatin Bedat, shumë pranë Parkut Komëtar të Divjak – Karavastas. Atje jeton Selaudin Biçaku, blegtor, rrëfen historinë e ngritjes së minifermës rreth 10 vjet më parë, me dele të sjella nga zona e Lumës - Dibër.

 Solli prej andej 4 - 5 dele dhe sot ka arritur të shtoje mbi 100 kokë dhen. Mjeljen e deleve e realizon tre herë në ditë. Ai thotë se subvencionet për çdo kokë dele janë më të ulta se ato të vendeve fqinje dhe se çmimi i shitjes së qumështit ka rënë, çka e vështirëson shumë mbajtjen e minifermës.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve