Verifikimet në TIMS, nipi i Enverit
38 udhëtime jashtë me disa makina

Verifikimet në TIMS, nipi i Enverit<br />38 udhëtime jashtë me disa makina
TIRANE - Ermal Hoxha, nipi i ishdiktatorit ka udhëtuar jashtë Shqipërisë 38 herë në periudha të ndryshme por ajo që ka bërë hetuesit të dyshojnë janë automjetet të cilat ka përdorur. Burime pranë uniformave blu thanë se Hoxha ka përdorur 18 automjete të ndryshme për të dalë nga pikat kufitare ndërkohë që kjo ka ngritur dyshime që droga mund të ketë dalë nga Shqipëria në rrugë  tokësore drejt Malit të Zi por edhe Maqedonisë.

Nga të dhënat e mbledhura në sistemin TIMS edhe pse nuk përcaktohet destinacioni përfundimtar i udhëtimeve të tij, në 4 vite provohet se Hoxha ka përdorur 18 automjete në pronësi të personave të tjerë por dhe makina të marra me qira. Hetuesit thanë se vetëm nga pika e Kalimit kufitar të Murriqanit gjatë vitit 2014 Ermal Hoxha ka dalë 6 herë me 6 automjete të ndryshme ndërsa nga Hani i Hotit ka bërë 7 udhëtime sërish me 7 automjete të ndryshme.

Sipas policisë, një tjetër detaj i dale nga hetimet është dhe transporti i Kolumbianëve. Këtu nipi i ish-diktatorit ka kaluar pikën e kalimit kufitar të Kakavijës me një automjet me targa AA 653 DM në datën 4 nëntor të vitit 2014. Në Greqi nipi i ish-diktatorit ka qëndruar dy ditë deri më datën 6 nëntor nga ku mendohet se ka ndihmuar kolumbianët gjatë transportit të tyre me një tjetër automjet

Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë