Veriu ‘rrëmben' më shumë turistë se jugu! INSTAT: Në gusht u regjistruan 1 milionë netë qëndrimi, u akomoduan 306 mijë pushues

Veriu ‘rrëmben' më shumë turistë se jugu! INSTAT: Në gusht u regjistruan 1 milionë netë qëndrimi, u akomoduan 306 mijë pushues

Theth, Shkodër

Turizmi ka regjistruar përsëri rekord në muajin gusht. Sipas raportit të Institutit të Statistikave numri i vizitorëve në gusht u rrit me 64,4 %, në krahasim me Gusht 2022. Referuar të dhënave numri i vizitorëve rezident është rritur me 65,6 % ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 63,7 %.

“Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 2 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 77,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,2 %”, thuhet në raport.

Rajoni që ka pasur më shumë pushues në gusht ka qenë ai i veriut ku përfshihet Dibra, Durrësi, Kukësi, Lezha dhe Shkodra, ndjekur nga rajoni jugor që përfshin Beratin, Fierin, Gjirokastrën, Korçë e Vlorë dhe në vend të tretë është rajoni qendror ku bën pjesë Elbasani dhe Tirana.

Numri i netëve të qëndrimeve thotë INSTAT është rritur me 58.5% në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Rritja më e madhe është regjistruar tek nentët e qëndrimit nga rezidentët me 64,5 %, ndërsa për jo-rezidentët numri i netëve të qëndrimit u rrit me 55,7 %.

“Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 91,2 %. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,7 %”, thotë INSTAT.

Por pavarësisht bumit turistik strukturat akomoduese deklarojnë norma shfrytëzimi nga 55% deri në 65%.

“Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55,3 %, kundrejt 44,3 % që ishte në muajin Gusht 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 64,9 %, kundrejt 45,8 % që ishte në muajin Gusht 2022”, vijon më tej raporti.

Deri në fund të muajit shtator në vend kanë hyrë 8.3 milionë turistë. Për shkak të bumit turistik sipas EUROSTAT, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për numrin e lartë të fluturimeve përgjatë sezonit veror, me një rritje prej 27.8% krahasuar me vjet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Malok malesh: 19/10/2023 21:04

    71% e shqiperise eshte mal dhe 20% jane fusha dhe keneta etj ! Ndaj 71% tregon qe Shqiperia akoma nuk ka nis me turizmin malor pasi do behet si austri- zvicra me pushues edhe ne 12 muaj , ja tani ne nentor plazh nuk behet por 71% maleve duhet ti shfrytezojme! Ne male dhe kryeqytet dhe qytetet bregdetare (ku ka pensionist nga EU) do kene pune dhe turizem 365 dite ! Ndaj turizmi malor ka neveoje per fonde fermash dhe pemtore dhe financim infrastrukture dhe bujtina sepse 71% e shqiperise jane male dhe nga kjo zone 71% kemi mbi 10-30% te mbushura me objekte kultii apo historike apo kurative (vende malore per llixha etj apo per mushkerite)! Pra turizmi malor ka nevoje per nje vizion (gjysme agroturizem , gjysme ferma prodhimi ) dhe ndonje bujtine! Vetem gjirokastra ka potencial malor dhe turistik qe te kete 2-3 mil turist ne vit , edhe Berati me rrethina 2-3 mil ne vit e keshtu me rradhe! Me pak investim dhe ndihme merit based per fonde nga shteti EU apo Shoqata zhvillimi Shqiperia malore (71%) e territorit mund te beje nje GDP me vehte gati 5-15% por jo direkt 2024-5 por per 4-5 vite pra nga 2027-8 ! Neve jemi 71% mal dhe malet shqiptare kane qene barriere natyrore dhe historike si per toske dhe per geget ! Zona malore si Kukes Peshkopi Zagori etj zona malore duhet te kene 365 dite turizem sepse edhe ne dimer jane me mire sesa ne vere ! Besoj gradualisht do behen por fondet te jepen si ndihma shtreses mesme apo ulet ne zonat rurale per te patur balance turistike pra zonat e shtrenjta dhe luksose ne bregtet apo site rendesishme zonat malore turizem mesatar sa per nje familje te nxjerre rroga 700-1000€ muaj per secilin investitor bujtinash dhe agroturizem mesatar malor (zona malore 500m-1500m apo 1500+) ! Shqiperia eshte e bukur kurse politika eshte per ato qe marrin pjese aty pra te jepen fonde sa me shume per fshatra e per zona malore te thella qe te kemi edhe shfrytezim te 71% te zones me male qe kemi si reliev, kete na thote geografia !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën