'Verona fatale', Fonseca pranë shkarkimit! Milan mendon për dashurinë e vjetër

'Verona fatale', Fonseca pranë shkarkimit! Milan mendon për dashurinë e vjetër

Allegri dhe Fonseca

“Verona fatale” është një shprehje e pashmangshme sa herë që Milani udhëton atje. Dy kampionate të humbura në mënyrë të pabesueshme në vitet 1973 dhe 1990 e kthyen 'Bentegodin' në një lloj makthi për kuqezinjtë.

Këtë herë nuk ka asnjë titull në lojë dhe madje vlen shpresa për t'u afruar më shumë me zonat që të çojnë pranë tij. Megjithatë pas barazimit në shtëpi me Genoan, protestës së tifozëve gjatë përvjetorit të krijimit të klubit, ajri në Casa Milan është i "rëndë".

Forma jo e mirë e ekipit ka bërë që mediet në Itali të përflasin edhe një shkarkim të mundshëm të Paulo Fonsecas dhe rikthimin në stol të Massimiliano Allegrit, me livornezin që nuk është kundër një rikthimi në klubin ku fitoi titullin kampion në sezonin 2010-2011.

Sipas asaj që u raportua nga Calciomercato.com, nëse Milan dështon në Verona mbrëmjen e sotme hipoteza e Allegrit mund të zbatohej duke qenë se klubi do të drejtohej drejt një trajneri italian që tashmë e njeh kampionatin.

Kjo do të hiqte efektivisht hipotezën e Xavi Hernandez dhe do të rriste shanset e rikthimit të toskanit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty