Vesa Luma, nis xhirimet e klipit “24 orë”

Vesa Luma, nis xhirimet e klipit “24 orë”
Këngëtarja Vesa Luma para pak javësh paralajmëroi se do të fillonte punën për klipin e saj më të ri “24 orë”.

Mesa duket tanimë ajo e ka filluar këtë projekt muzikor, ku dhe ka postuar një status ditën e djeshme në rrjetin social Twitter.



“Sot dita e parë e xhirimit të klipit “24 orë” ka shkruar këngëtarja me origjinë kosovare në faqen sociale.

Ndërsa para disa orësh Vesa ka postuar një foto të klipit më të ri.



Vesa pas lidhjes së saj me reperin shqiptar Big Basta po shpenzon më shumë kohë në Shqipëri.

Këngëtarja simpatike ka premtuar për fansat e saj se këtë herë do të shfaqet ndryshe dhe më e veçantë se çdo herë tjetër.

(b.t/shqiptarja.com)

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim