/ATSH/.- "Kuvendi i Kosovës i shikon me prioritet të veçantë marrëdhëniet me Asamblenë Kombëtare të Francës", theksoi sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë takimit me grupin e deputetëve nga Asambleja Kombëtare e Francës, në kuadër të takimeve të Grupit të miqësisë parlamentare, Francë-Kosovë.
Gjatë takimit, Veseli tha se "Asambleja Kombëtare e Francës është referencë e përhershme e lirive njerëzore dhe vlerave demokratike, për të gjitha vendet që aspirojnë standardet më të larta të demokracisë".
Kryetari Veseli dhe Grupi i miqësisë së Asamblesë Kombëtare të Francës biseduan për nevojën që ka Kosova për mbështetjen në integrimet evropiane dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, ku Republika e Kosovës e ka vendin dhe e ka vullnetin t'i takojë sa më parë.
Në takim, u bisedua për marrëdhëniet e deritashme shumë të mira ndërmjet dy parlamenteve: Asamblesë Kombëtare të Francës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Veseli foli për gjendjen aktuale në vend, axhendën legjislative dhe përkushtimin për të përshpejtuar proceset euro-integruese.Në delegacionin e kryesuar nga Genevieve Gosselin-Fleury, deputete e Asamblesë Kombëtare të Francës dhe kryetare e Grupit të miqësisë Francë-Kosovë, bënin pjesë edhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, Daviet, Francis Hillemeyer, nënkryetar i grupit, Rene Roquet, anëtar i Grupit të miqësisë, nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryesues i delegacionit të Francës në Këshillin e Evropës, Jean-Luc Reitzer, Thiery Beaugendre, anëtar dhe sekretar administrativ të Grupit të miqësisë dhe Roxane Baux, atashe parlamentare e kryesueses./k.s/
/Shqiptarja.com