/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës mbolli pemë në oborrin e Qendrës së studentëve në Prishtinë.
"Kjo ditë ka rëndësi të madhe pasi na kthen vëmendjen te problemi i ambientit, te nevoja që të kemi një ambient sa më të pastër dhe të shëndetshëm. Mënyra se si e trajtojmë ambientin tonë e tregon më së miri edhe imazhin tonë si shoqëri", shprehet Veseli në një postim në rrjetin social Facebook.
Duke iu bashkuar inciativës globale, vijon ai, e cila synon që në këtë ditë, në gjithë planetin, të mbillen 1 miliard pemë, unë sot, në oborrin e Qendrës së studentëve në Prishtinë, mbolla një Magnolia - pemë dekorative që kultivohet shumë në vende të ndryshme të Kosovës. "Gjethet e saj janë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit - një simbol për kujdesin e përhershëm ndaj ambientit", thotë kryeparlamentari Veseli.
Kryetari Veseli u prit në takim edhe nga drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i cili e informoi atë me sfidat dhe problemet me të cilat përballet kjo qendër gjatë punës së saj të përditshme.
Kryetari Veseli u interesua për kushtet që kjo qendër ofron për studentë dhe shtroi nevojën e një përkushtimi maksimal për të plotësuar nevojat e të gjithë atyre që shfrytëzojnë shërbimet e saj.
"Është obligim yni që të ofrojmë kushte sa më të mira për studentët tanë, si në studim, ashtu edhe në konvikte dhe mensë", theksoi kryetari Veseli.
I shoqëruar nga drejtori Sfishta dhe përfaqësues të studentëve, kryeparlamentari Veseli vizitoi palestrën e sporteve në kuadër të qendrës dhe ndoqi drejtpërdrejt momente nga një ndeshje futbolli ndërmjet dy skuadrave studentore. Më pas, kreu i Kuvendit të Kosovës vizitoi edhe bibliotekën, në të cilën takoi studentë dhe u interesua për kushtet që ajo ofron, si dhe për nevojat eventuale të saj për përmbushjen e kushteve të leximit e të studimit.
/Shqiptarja.com