Veseli pas bisedës me zyrtarin e
SHBA: Demarkacioni javën tjetë

Veseli pas bisedës me zyrtarin e<br />SHBA: Demarkacioni javën tjetë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee.
 
Biseda duket se ka qenë vendimtare për fatin e vijës kufitare me Malin e Zi, pasi në njoftimin e Kuvendit të Kosovës theksohet se Kadri Veseli dhe Hoyt Brian Yee “U pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër”.
 
Veseli dhe Hoyt Yee biseduan edhe për reformat në drejtësi. “Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë.
 
Diplomati amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë
”.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë