Partia Demokratike e Kosovës, partia fituese e zgjedhjeve, e përfaqësuar nga kryetari Hashim Thaçi dhe zv/kryetari Kadri Veseli ka përfunduar takimin e sotëm te Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, para vazhdimit nesër të konstituimit të Kuvendit.
Pas takimit, Veseli tha se qytetarët kanë treguar se kë duan për të qeverisur.
"Ekziston vullneti i mirë për zgjidhje. Natyrisht që zgjidhja do të gjendet brenda Kushtetutës, vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, vullneti i qytetarëve, i shprehur në 8 qershor, tregon se kë e duan qytetarët për të qeverisur vendin", tha Veseli për median.
Koalicioni parazgjedhor i PDK-së, fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit, ka 37 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh, ndërsa e dyta LDK 30 deputetë.
Media njofton se Presidentja ka nisur takimin tjeter me koalicionin paszgjedhor, ku kanë shkuar Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.
ATSH
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA