Vesna Pushiç kandidate për të
zëvendësuar Ban Ki Moon në OKB

Vesna Pushiç kandidate për të<br />zëvendësuar Ban Ki Moon në OKB
­Sipas një interviste ekskluzive të publikuar nga ‘Indipendent on Sunday’ zëvendësuesja e sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon pritet të jetë ministrja e jashtme kroate Vesna Pushiç.

Në intervistën e dhënë për gazetën britanike Pushiç e cila është 62 vjeç ka lajmëruar për kandidaturën e saj për të zënë postin e Ban Ki Moon.

"Duket sikur vitin e ardhshëm do të kemi një ndryshim dyfish, pasi mund të jetë grua dhe nga Evropa Qendrore dhe Lindore”, shkruan gazeta ”Independent on Sunday”. 

Në bazë të një mekanizmi të heshtur rotacioni, zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB­-së, Ban Ki­moon në Pallatin e Qelqtë duhet të jetë një evropian.  

Mes konkurenteve të tjera spikat Irina Bokova, bullgare e cila aktualisht është drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-­s, por që thuhet se ka lidhje të shumta me elitën e vjetër komuniste. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës