Një punonjëse e Policisë së Durrës është vetëvrarë ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e 23-vjeçares në Sukth. Policia thotë se Peranxhela Shahini u gjet e vetëvrarë me armën e saj në banesë.
Policia dhe Prokuroria po punojnë për shkaqet e vetëvrasjes.
Shahini u pranua në Polici në vitin 2014. Familjarët e saj thanë në Polici se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem kohët e fundit.
Policia
Më datë 10.05.2017, rreth orës 12: 30, në Katund Sukth, në banesë është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetësia P. Sh. 23 vjeçe, Punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com