Një foto e shkrepur gjatë ndeshjes së 12-vjeçarëve mes Villareal dhe Sevillia-s është bërë shpejt virale. Shkak është diferenca e gjatësisë mes dy futbollistëve të vegjël kundërshtar, të cilët vetëm si të barabartë nuk duken.
Madje futbollisti i Villareal përveçse më i vogël duket edhe i tmerruar, pasi kundërshtari shumë më i gjatë se ai ndërhyn në kavilje për t’i marrë topin. Gjithsesi madhësia trupore nuk e bëri diferencën në këtë ndeshje pasi Villareal u kualifikua në turin pasardhës të Ciutat Esportiva.
Diçka tjetër që bëri përshtypje pas kësaj ndeshje ishte edhe pyetja e një tifozi në rrjetet sociale drejtuar Sevillia-s. Në ‘tëitter’, personi me ermin Emilio pyeti Sevillia: “Me çfarë i ushqeni këta fëmijë?”
Dhe përgjigjja nuk mungoi. Sevillia po në të njëjtin rrjet social shkroi: “Është sekret i klubit.”