Golashënues në Spanjë, dy klube të La Liga-s në sulm për Uzunin! Kumbulla po kalon ditët e fundit te Roma, Asani transferohet në Korenë e Jugut

Të udhëheqësh listën e golashënuesve në Ligën e Dytë spanjolle është një arritje e jashtëzakonshme për një futbollist shqiptar dhe padiskutim kjo nuk ka kaluar pa u vënë re. Për rrjedhojë Myrto Uzuni, i cili aktualisht luan me Granada-n, po ndiqet nga disa klube të La Liga-s sipas mediave spanjolle.

Sipas ‘Estadio Deportivo’ beratasi po mbahet në vëzhgim nga Betis dhe Sevillia, dy klube që më herët kanë dërguar agjentë për ta ndjekur futbollistin teksa shënonte me Granada-n. Aktualisht 27-vjeçari ka një kontratë deri në 2026, por kjo nuk e ka penguar klubin që të vendosë çmimin. Në rastin e Betis dhe Sevillia-s duhet të pagujnë 18 mln euro, ndërsa klubet e tjera të interesuara nga Liga e Dytë spanjolle ka një çmim prej 12 milionë eurosh. Në janar të 2022 Granada pagoi 4 milionë euro për ta marrë nga Ferencvaros dhe kjo shihet edhe si një mundësi e mirë biznesi.

Me merkaton e janarit që po troket më i predispozuari për të lëvizur është mbrojtësi i kombëtares Marash Kumbulla. 22-vjeçari në një sezon e gjysmë me Mourinho-n ka luajtur shumë pak dhe sipas të gjitha gjasave minimumi në janar do huazohet.

Sakaq transferimin e parë e ka zyrtarizuar Jasir Asani. Ish-sulmuesi i Partizanit, i cili është grumbulluar në një rast edhe me kombëtaren, ka kaluar në kontinentin aziatik, pasi ka kompletuar kalimin te klubi i Guangjusë. Këta të fundit kanë paguar 700 mijë euro te Kisvarda në Hungari ku luajti për një sezon e gjysmë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?