Mbrojtësi 31-vjeçar i Greqisë dhe Panathinaikosit, George Baldock u gjet i vdekur dje në mbrëmje (e mërkurë) në pishinën e shtëpisë së tij në Greqi (Athinë), duke shkaktuar një tronditje të madhe në futbollin grek.
Megjithëse pjesë e kombëtares së Greqisë, George Baldock nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen Angli - Greqi në Nations League, teksa pranë pishinës në banesën e tij, u gjet me një shishe gjysmë të zbrazët vodke pranë.
Baldock po kërkohej nga bashkëshortja, e cila jeton në Angli me fëmijën e tyre, por nuk po arrinte ta kontaktonte dhe filloi të shqetësohej. Ajo informoi një mik të përbashkët për të shkuar në shtëpinë e tij në Glyfada, ku përfundimisht u gjet i vdekur, duke “ngrirë” familjen e tij, si dhe të gjithë futbollin grek.
I lindur në Angli, George Baldock kishte një karrierë të larmishme te Sheffield United, me të cilën luajti edhe në Premier League, para se të transferohej këtë verë te Panathinaikos, për të luajtur për herë të parë në Greqi, me të cilën u bë pjesë edhe e kombëtares për shkak të gjyshit të tij grek.
Familja ka konfirmuar vdekjen, ndërsa kërkon privatësi në këto momente të vështira. Ndërkohë që të shokuar shprehen te Panathinaikos, ndërsa ka pasur shumë reagime edhe nga klubet dhe futbollistët e Premier League që kishin luajtur bashkë me të.
Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte vdekur në pishinë prej të paktën pesë orësh kur u gjet, me më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.
S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.6%
-
Jo
76%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 2800
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidenti i pazakontë në Greqi/ Shkuan për të shuar zjarret, zjarrfikësi shqiptar pëson krizë epilepsie, në spital i kërkojnë 20 euro për analizat!
9 Tetor, 17:06
-
I kërkojnë 20 euro në spital, çfarë iu ndodhi papritur zjarrfikësve shqiptarë në Greqi me kolegun që çuan në spital
9 Tetor, 12:45
-
Greqi/ Dy vëllezër adoleshentë vrasin me thikë kushëririn 28- vjeçar shqiptar, dorëzohen në polici: Viktima i kishte abuzuar seksualisht prej vitesh (VIDEO)
8 Tetor, 07:54
-
Greqi/ Shoferi i dehur në timon përplas në trotuar me makinë 58-vjeçarin shqiptar dhe palestinezin! Shikoni momentin dramatik (VIDEO)
7 Tetor, 18:52
-
Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, në shënjestër ndërtesa që strehon qendrën hebraike dhe një restorant
6 Tetor, 17:30
-
Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria
4 Tetor, 09:10
-
Greqi/ Lëvizte i armatosur me granata e detonatorë në rrugët e Athinës, arrestohet 37-vjeçari shqiptar
3 Tetor, 17:46
-
Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës
2 Tetor, 08:08
-
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse
1 Tetor, 15:46
-
Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë
27 Shtator, 22:09
-
Greqi/ 115 vite burg për 3 vëllezërit shqiptarë që grabisnin këmbësorët në Selanik
27 Shtator, 11:33
-
Lufta kundër rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, DEA do hapë zyrë në Tiranë
26 Shtator, 11:15