Vetëm 4 ekselentë në provimin e gjuhës dhe letërsisë, reagon gjuhëtarja: Fajtorët e vetëm jemi ne! Ju kërkojmë ndjesë

Vetëm 4 ekselentë në provimin e gjuhës dhe letërsisë, reagon gjuhëtarja: Fajtorët e vetëm jemi ne! Ju kërkojmë ndjesë

Foto ilustruese

Vetëm 4 ekselentë arritën të kenë sukses në provimin e gjuhës dhe letërsisë në vendin tonë. Pas publikimit të notave të provimeve është vënë re një disbalancë mes provimit të gjuhës dhe letërsisë karshi matematikës ku ekselentë ishin 362 nxënës.

Për gjuhëtaren, Ledi Shmaku Shkreli fajtorët për rezultatin e gjuhës dhe letërsisë përballë notave të matematikës janë vetë gjuhëtarët.

Gjuhëtarja, në një postim në Facebook ka pohuar se duke qenë se gjuhëtarët, të përqendruar në gramatikë, nuk u kanë mësuar nxënësve ta duan e ta vlerësojnë atë, duke mbështetur argumentin se gjuha është gjithçka.

'KATËR DHJETAT E GJUHËS DHE GJUHËTARËT

E njoh arsimin aq sa për të lexuar të dhëna krahasimtare e sidomos e njoh mirë procesin shkollor formues me gjuhë e kulturë, si këtu po edhe në Europë. Jetoj mes dy botësh shkollore, pra dij se ç’them.

Kjo maturë na dha qartas pasqyrën: 4 dhjeta në provimin e Gjuhë-Letërsisë karshi 362 dhjetave në matematikë. Dëgjova me kujdes çdo argument, çdo përdorim e shpërdorim politik, çdo hakërrim apo ankim pa analizë.  (Testin e studiova, është korrekt).

Ndjesë, po e keni gabim! Të gjithë. Ky hendek mes gjuhës dhe matematikës ka vetëm një palë fajtorë: nuk është fajtore as Ministria e as Shkolla! Jo! Fajtorët e vetëm jemi ne Gjuhëtarët. Pooo po! Ne! Gjuhëtarët i kanë qëndruar deri me sot krejt larg edukimit shkollor. Me skeptrin e drejtshkrimit ne dorë, të dashuruar si narcizë me granatikat e veta, shpërfillës e përbuzës ndaj çdo testimi gjuhësor në vite, kanë qëndruar, kemi qëndruar si Sfinksa hijerëndë e pa gojë në tryezat tona te studimit, pa i hedhur kurrë sytë nga shkolla, madje duke e torturuar shkollën! Jam nënë e tre nxënësve, dhe kam parë sesi Gramatika e Akademisë së Shkencave, e thjeshtuar në fare pak paragrafë, u është rrasur në tekste e programe nxënësve a thua se do të dalin të gjithë gjuhëtarë së andejmi. Jemi shqetësuar veç a dini të shkruani me drejtshkrim, po nuk e kemi vrarë fare mendjen a e njihni dhe a e doni Shqipen. Kështu siç ua kemi bërë ne, kaq vetëm sa ju kemi lënë ne gjuhëtarët në rrugën e nxënies së Shqipes si kulturë e gjuhë, keni shumë të drejtë të mos e kuptoni e të mos e doni.

Ju kërkojmë ndjesë. Fajtorêt e vetëm për këto 4 të vetme dhjeta në maturë janë gjuhëtarët.

Në emër të Institucionit tim, Akademisë së Studimeve Albanologjike, ju jap fjalën se ky është viti i fundit që gjuhëtarët e lenë shkollën vetëm. Do dimë t’ju bëjmë të dini e të doni. Keni pasionin tonë si premtim.

Shqipja? Do t’ju ndriçojë zemrat dhe mendjet. Dhe madje do të rrisë edhe më dhjetat e matematikës e të çdo lende tjetër. Gjithçka është gjuhë, edhe një formulë matematike, edhe një “Të dua”.

Shihemi shpejt me lajme të reja!'- shkruan akademikja.

Postimi i Ledi Shmaku Shkrelit në Facebook 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eva: 28/06/2022 07:18

    Se kush ka faj nuk ka rendesi oer ata nxenes qe shkaterrohet e ardhe ja nga idiotesirat tuaja..

    Përgjigju
  • Evisi Elbasan: 27/06/2022 21:51

    Fajin e ka ish drejtoresha Rezana Vrapi QSHA si nje gjuhetare e sprovuare ka orientuar stafin te deshtoje matura meqe e hoqen me ceremoni per korrupsion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët