'Vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë', skuadra e mundjes së Kosovës i shpëton tërmetit në Turqi
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti
Mundësit e Kosovës dhe pjesëtarët e kësaj federate i shpëtuan tërmetit që goditi sot Turqinë dhe Sirinë. Të ndodhur në një hotel në Kahramanmaraş (Turqi), një nga zonat ku ishte epiqendra e tërmetit 7.9 ballësh, shqiptarët kanë mundur të dalin shëndoshë e mirë.
Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, konfirmon për Radion Evropa e Lirë se mundësit e rinj të Kosovës dhe përfaqësuesit e Federatës janë në gjendje të mirë shëndetësore.
"Në fillim kemi qenë pak të traumatizuar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë tmerruese, e papërshkrueshme. Krejt objektet rreth nesh janë shkatërruar, vetëm hoteli ku ishim ne, mbeti në këmbë”, thotë Fazlija.
Fazlija thotë se mundësit e Kosovës ndihmuan autoritetet në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre.
“Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëmshumë sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na luti të largoheshim dhe u larguam”, rrëfen Fazlija.
Ekipi i mundjes së Kosovës i udhëhequr nga trajneri Ziber Xhoni dhe mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni kishte udhëtuar drejt Turqisë për të marrë pjesë në turneun dyditor “12 Shkurti”, i cili është pjesë e kalendarit zyrtar të garave ndërkombëtare të mundjes. Më shumë se 2500 viktima dhe mbi 10 mijë të plagosur ka lënë pas tërmeti shkatërimtar deri në këto momente.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 831
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Prag zgjedhjesh në Turqi, Erdogan shpërndan sërish para në dorë për fëmijët! Opozita reagon ashpër
4 Prill 2023, 11:13
-
Lufta në Siri ua shkatërroi jetën, tërmeti në Turqi ua shoi shpresat
23 Mars 2023, 13:42
-
Vodhën 25 ton ndihma ushqimore që do i shkonin banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, arrestohen 3 persona
17 Mars 2023, 22:35
-
Pallatet e shembura nga tërmetet e fuqishme në Turqi, inxhinierët drejtojnë gishtin tek qeveria: Erdogan amnistoi ndërtuesit e paligjshëm
11 Mars 2023, 18:48
-
Tërmeti tragjik në Turqi, 23-vjeçari që shpëtoi nga rrënojat e një pallati pas 63 orësh: Më shpëtoi filmi
7 Mars 2023, 22:42
-
Një avion me ndihma, Cristiano Ronaldo prek me gjestin për Turqinë dhe Sirinë
6 Mars 2023, 10:54
-
E trishtë në Turqi/ Ndërron jetë 10 vjeçarja që u nxorr e gjallë nga rrënojat e tërmetit së bashku me të atin
4 Mars 2023, 22:36
-
Ndikimi i pasojave të tërmeteve tek zgjedhjet në Turqi, Erdogan përballet me zemërimin e qytetarëve
4 Mars 2023, 20:21
-
Tërmetet e fuqishme në Turqi, Erdogan: Nuk do ketë pallate të reja me më shumë se 4 kate
4 Mars 2023, 13:26
-
Kylian Mbappe shfaqet në televizionin turk, ndihmon të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri
2 Mars 2023, 22:27
-
Erdogani 'i prerë': Zgjedhjet do të mbahen në maj, pavarësisht tërmetit
1 Mars 2023, 13:08
-
Po e prisnin me brohorima, Erdogan u shpërndan para në dorë fëmijëve në Turqi! Rrjeti shpërthen në komente negative (VIDEO)
28 Shkurt 2023, 13:13