Sali Berisha dha një intervistë. Nga ato intervista që di të japë vetëm ai. Si ato deklarata që jep përherë në prag të ngjarjeve tepër të rënda, ku thotë gjëra që, të dëgjuara e ridëgjuara më pas, tregojnë më shumë se sa ato që kuptohen në momentin e intervistës.
Njësoj si kur foli për Gërdecin, njësoj si kur foli për 21 janarin. Njësoj sikur ka folur që në ditën e parë që ka vënë këmbën në politikën e të stërmunduarës Shqipëri. Ai tha gjëra shumë të rënda edhe për një politikan si ai, që “të rëndën” e “të kuqen” e kapërcen pa asnjë brerje ndërgjegje.
Mes të shumtave që tregoi, ra në sy sulmi i artikuluar ndaj SPAK. Jo se nuk e kishte sulmuar më parë, përkundrazi – por vini re -, bëri një akuzë specifike të mirëmenduar. Ndoshta e bëri atë intervistë në televizionin pranë tij, për të thënë pikërisht vetëm këtë gjë: “Që SPAK po më heton, dhe po heton vendime të bëra prej meje dhe që të hetojë është normale”, por.... sipas Berishës, Spak po falsifikon! Berisha tha: “Spak ka falsifikuar kundër meje!”.
Intervista e plotë dhënë për gazetarin Çim Peka mund të ridëgjohet dhe në faqen FB të ish-kryeministrit dhe kreut të PD Sali Berisha.
SPAK, në gjithë historinë moderne të Shqipërisë postkomuniste, është institucioni i drejtësisë shqiptare që më në fund, mes shumë mundimeve, mes një koinçidence historike individësh-ndërkombëtarësh-vullnet shtetbërje, po krijon një shtyllë të vetën kurrizore.
Sali Berisha me akuzat e tij ndaj SPAK nuk po bën asgjë të re nga ajo që ka bërë që në fillimet e tij ndaj Drejtësise shqiptare, ndaj Zef Brozit, Ina Ramës apo gazetarëve, politikanëve të tjerë, ndaj kujtdo që në vite “ka guxuar” ta prekë në rrugën dhe në qëllimet e tij apo të klanit të tij për pushtet, pasurim.
E reja sot do të ishte se si do të reagojë SPAK ndaj akuzave për falsifikim që i bën një politikan i kalibrit të Berishës? Ky dhe vetëm ky reagim i SPAK duhet pritur me shumë vëmendje, pa asnjë shpërqëndrim.
OK-ALBA: 1.Lutem,informou a është gjall okoma SPAK+GJKKO+BKH? 2.Këto që quan SHBA+BE DREJTËSI E RE.. janë e njëjta gjë ÇIBAN TË HELMUAR 99.99 % nga Sb 1992,për të marr rrogën mbi 6-7 milion dhe për të arrestuar CIRONKA dhe pa fakte.. dhe faktet i kërkojnë pas arrestimeve kur shpifin medjet e Sb 2005. 3.Sb po tallet me SHBA+ANGLINË që e futën në LISTËN E ZEZË dhe jo më për SKAPIN siç deklaron përditë Sb. 4.Arben Kraja i SPAK i kërkoi DASH fakte për shpalljen e Sb non grsta,kur 101 fakte janë ATY,që Amerika i di mirë që nga 2 prilli 1991 Shkodër me 4 të vrarë dhe deri 21 prill 2021 Elbasan me vrasjen e Dr.Xhuvanit nga Polici Tropojan Papleka i nxjerr furgoni Gaz Bardhit me bandit që patrullimin për vjedhje votash( kontroll të votimeve SHTET MBI SHTETIN.! 5.Sb është kuruar për psikotrop që në vitet 70 nga Dr.Ylvi Vehbiu,ikur në Amerikë 92 nga frika e Sb - President-TMERR I KOMBIT. 6.Sb e ka ndar mëndjen 100 %,nëse nuk i hiqet NON GRATA: • Të marri PD me çdo çmim për tu mbrojtur si Kryetar Opozite nga SPAK+GJKKO..nëse e kan ndërmend pas vdekjes natyrale të tij..! Dhe SPAK nuk e bën këtë,ndaj Ai i bën KARSHILLËK. •Sb ka mbi 1500-2000 malsor të armatosur që paguhen nga parat e vjedhura popullit 92-2013. • Në Shqipëri ka shumë agjent të huaj në mbrojtje të tij në 33 vite. •Sb ka kapur 99 % të MEDJEVE që në 2005.Pra,ka kapur dy PUSHTETET KRYESORE INFORMIMI DHE ARRESTIMI(DREJTËSI+MRDJE).E.Rama edhe Zërin e Popullit e mbylli..! •Sb kërkon të organizoi një tjetër GRUSHT-SHTETI të 3,4 për të destabilizuar Shqipërinë me sezbën..! • Sb tashmë i ka kthyer syt nga LINDJA 100 %..!
Përgjigju.....prap s'i ke pirë ilaçet?!
Cfare eshte falso! Qe Gerdeci ishte biznes i familjes, qe baxhanaku "i panjohur" humbi jeten, duke qene aministrator i bisnesit te nipit, qe Zeni hynte e dilte dy here ne dite ne MB?! Apo qe nuk le te hetoheheshin vrasesit e 4 hallexhinjve ne bulevard, qe fyeve publikisht prokuroren dhe presidentin e republikes!!! Çdo dite qe ti, Sali Berisha, nuk perfundon mbas hekurave, eshte nje dite e humbur per demokracine, shtetin ligjor, europianizimin dhe te ardhmen e Shqiperise dhe te shqiptareve.
PërgjigjuDeklarimet e Berishes apo Rames dhe kujtdo tjeter te ngjashem jane pa vlere dhe gjithmone ato synojne te mbulojne karakterin e thelle dhe te rende te mentalitetit dhe veprimit te tyreb"vullnetplote" korruptiv. Sa per SPAK, pararendesja Prokuroria per Krime te Renda kishte ishte po aq me "shtylle kurrizore" deri sa u "thye ne mes" dhe "paralizua" per disa vite nga Rama dhe organizata e tij kriminale. Shaka si kjo nuk kemi pare: ndersa gjysma e kabinetit ose denuar apo nen akuza, kreu i tyre vet shpallet imun madje edhe permes oborreve mediatike te tik servile. Dhe sa shume interesante qe eshte retorika e nje matufi si Berisha...perkunder nje mafiozi superaktiv si Rama, kete vetem merobazizmi mund ta spjegoje.
Përgjigju