Ndërsa, kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se partia e tij ka fituar Kosovën, pasi ka përmbysur rezultatet e para katër vjetëve në Gjilan, Pejë, Ferizaj, Viti, Suharekë, Lipjan, ndërsa në koalicion me AKR-në edhe në Mitrovicë.
Sa i përket Prishtinës, ndërkaq, nuk tha se e ka humbur, por u shpreh se rezultatet e deritashme për kryeqytetin nuk janë të kënaqshme për të dhe për partinë që udhëheq ai.
(Foto/ Shpend Ahmeti, Vetëvendosje)
(Foto/ Isa Mustafa, LDK)
Ndërkaq, në Gjakovë Mimoza Kusari ka rritur epërsinë ndaj rivalit Pal Lekaj, ndërsa në Mitrovicë duket se tashmë gjithçka është përfundimtare. Agim Baftiri i AKR ka fituar. 53 % të votave i ka fituar Mimoza Kusari dhe 47 Pal Lekaj.
22:44 AAK RRËNOHET NË DUKAGJIN
Partia e Ramush Haradinajt është kthyer në kufijtë e viti 2000, plus Obliqin. AAK ka humbuj Pejën përballë Lidhje Demokratike të Kosovës, ndërsa ka humbur edhe Gjakovën përballë Aleancës për Kosovën e Re. E vetmja komunë që ka ruajtur prej hartës së vitit 2000 është e ajo e Deçanit dhe Junikut.
22:15 SEJDIU SHPALL FITOREN E SHPEND AHMETIT NË PRISHTINË
Ndonëse numërimi në komunën e Prishtinës nuk ka përfunduar i tëri, njëri nga krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu para pak çastesh shpalli publikisht në një konferencë për media fitoren e Shpend Ahmetit, duke theksuar se dallimi është mbi 3 ijë vota dhe se përmbysja e rezultatit është i pamundur, duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe pak vota të panumëruara.
21:50 LDK SHPALL FITOREN NË PEJË
Kandidati i LDK-së për Pejën, Gazmend Muhaxheri shpalli fitoren e balotazhit në komunën e Pejës. Ai tha se sipas rezultateve të marra nga vëzhguesit, ai tha se prin për 4 000 vota para kundërkandidatit nga AAK-ja, Ali Berisha. Ai ka fituar mbi 57 për qind të votave kundruall rreth 43 për qind të votave për AAK-në.
Rezultatet momentale nëpër komuna flasin për një humbje të PDK-së në disa komuna, ku ka qeverisur deri tashti. Në Viti, ku janë numëruar mbi 83 për qind të votave, kandidati i LDK-së prin para atij të PDK-së me rezultat bukur bindës, në Gjilan, Lutfi Haziri prin me gati 60 për qind të votave kundruall kundëkandidatit të PDK-së, në Ferizaj është diferenca më e vogël, por edhe aty po fiton LDK-ja, sikundër edhe në Lipjan.
LDK-ja duket se do të fitojë edhe garën e balotazhit në Suharekë, përballë kandidatit të AAK-së.
PDK-ja ka përparësi të madhe dhe fitore të sigurt në Klinë dhe pak më të sigurt në Prizren, ku Ramadan Muja udhëheq me 53.27 për qind të votave.
ORA 21:30 PD SHPALL FITOREN NË PRIZREN
Partia Demokratike e Kosovës shpalli fitoren e saj në Prizren, ku tashmë ka filluar edhe kremtimi i kësaj fitore. Sipas Ramadan Mujës, kandidatit të PDK-së për kryetar udhëheq me 4 mijë vota më shumë se Eqrem Kryeziu i LDK-së. Sipas këtyre të dhënave, Muja ka fituar 27 mijë, kurse Kryeziu 23 mijë vota.
LDK MERR EDHE FERIZAJN
Kandidati I LDK-së për kryetar të Ferizajt Muharrem Sfarça, do të drejtojë këtë komunë për 4 vitet e ardhshme.
AAK FITON OBLIQIN
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Xhafer Gashi ka fituar Obliqin. Gashi pritet të udhëheqë Obliqin për 4 vitet e ardhshme.
AKR FITON GJAKOVËN DHE MITROVICËN
Mimoza Kusari ka rritur epërsinë ndaj rivalit Pal Lekaj, ndërsa në Mitrovicë duket se tashmë gjithçka është përfundimtare. Agim Baftiri i AKR ka fituar. 53 % të votave i ka fituar Mimoza Kusari dhe 47 Pal Lekaj.
KANDIDATI i LDK FITON PEJËN
Kandidati i LDK-së Gazmend Mihaxheri ka fituar Pejën.
17:15 PËRFUNDON PROCESI ZGJEDHOR MBYLLEN TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT
Përfundon raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, për disa komunia ku pati balotazh. Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit, përveç atyre ku ka ende qytetarë në radhë duke pritur për të ushtruar të drejtën e votës.
Pas këtij procesi do të kalohet tek një tjetë proces delikat, që është ai i numërimit të votave.
19:13 VOTOJNË FIGURAT E LARTA SHTETËRORE MBETET I ULËT NUMRI I VOTUESVE
Numër i ulët votuesish në raundin e dytë të votimeve në Kosovë, ku votohet për kryetarin e 25 komunave të cilat shkuan në Balotazh. KQZ, bëri të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 219 500 votues apo 27,61për qind.
Megjithatë, liderët e partive dhe kandidatët për Kryetarë Komunash, po e kryejnë obligimin e tyre qytetar.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga votoi sot paradite në qendrën e votimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në një deklaratë dhënë me këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë që këto zgjedhje të jenë të lira e demokratike për të përmbushur standardet më të larta.
Obligimin e tij qytetar e moral e kreu edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili votoi në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.
Ai shprehu bësimin e tij të plotë se zgjedhjet do të jenë të drejta, të lira dhe transparente.
Edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pasi votoi në shkollën fillore “Emin Duraku”, bëri thirrje për një proces demokratik dhe transparent.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka votuar në vendbanimin e tij në Hajvali, në shkollën “Shkëndija” në qendrën me numër 1927E.
Pacolli është shprehur se beson se do të fitojë kandidati më i mirë në garën e Prishtinës dhe të ketë qeverisje më të mirë në katër vitet e ardhshme.