Vetëvendosja në Shqipëri!

Vetëvendosja në Shqipëri!

Foto ilustruese

Ka një shprehje: U bë deti kos! Sa herë afrohen zgjedhjet, dikush nga hatërmbjet personale, dikush tjetër nga iluzionet personale, ndonjë tjetër për përftime personale, por nuk mungojnë edhe ata që për shkak të iluzioneve, sa herë vijnë zgjedhjet mendojnë se "deti është kos" e për pasojë, ose riaktivizojnë partitë e vjetra me një kryetar e me një anëtar, ose themelojnë parti të reja nga fillimi. Në prag zgjedhjesh, lista e partive rritet në Shqipëri e disa e argumentojnë se, në një demokraci, i shërbejnë kësaj të fundit, për ta shëndoshur. Në të vërtetë, demokracia shqiptare është indiferente nga shtimi i numrit të subjekteve politike që shtohen, gjithmonë, në prag të zgjedhjeve. Pse është indiferente demokracia nga këto subjekte që, në prag zgjedhjesh, riaktivizohen, ose lindin nga e para?

Sepse, shumicën e rasteve, ose më mirë, thuajse, në çdo rast nuk ofrojnë modele të reja lidershipi e as modele të reja në organizimin e funksionimin politik. Kjo ndodh, se figurat që i lancojnë këto subjekte nuk janë të reja, por ato duan politikën ta vendosin e ta përdorin për karrierën e tyre, apo për interesa personale pushteti. Edhe në këto prag zgjedhjesh do të kemi riaktivizimin e partive me një anëtar e me një kryetar, si dhe krijimin e disa subjekteve të reja, por me lider të konsumuar e të dalë nga sistemi që, në mënyrë të dëshpëruar, kërkojnë të kthehen përsëri në pushtet, sepse nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër në jetë e s'kanë bërë as në të kaluarën asgjë. Sigurisht, është e drejta e tyre të pretendojnë, ose të ëndërrojnë. Mjerë, ai, që nuk ka ëndrra, e nuk pretendon nga vetja! Disa prej tyre punë të parë kanë pasur politikanin e të fundit deputetin! Listës së madhe të subjekteve politike që, me sa duket, duan të marrin pjesë ne zgjedhjet e 25 Prillit, do të jetë edhe VV. A ka gjasa që kjo të ketë sukses edhe në Shqipëri?

Para se të arrijmë në konkluzione duam të bëjmë krahasimet dhe dallimet mes VV së Kurtit në Kosovë, dhe VV në Shqipëri! VV, bashkë me Kurti në Kosovë, kanë një histori të gjatë betejash politike dhe, tashmë, falë edhe eksperiencës së shkurtër të qeverisjes nuk mund të konsiderohen amatorë dhe kanë kuptuar se mes politikës dhe qeverisjes, mes të thënës dhe të bërës, mes premtimit dhe ekzekutimit, ka një dallim dhe një hendek të madh. VV në Kosovë lidhej me nevojën e Kosovës për vetëvendosje e për pasojë vetë emërtimi ngjet në Kosovë, sepse kjo e fundit akoma ka nevojë për këtë proces. Ndërsa VV në Shqipëri nuk ka asnjë lidhje, sepse Shqipëria zyrtare ka vetëvendosur për vetën që në 1912, dhe e ka mbyllur këtë proces. Ajo e që bën të fitojë një forcë politike është forca dhe karizma e liderit që e drejton. VV në Shqipëri nuk e ka këtë cilësi dhe po ashtu forca e Albinit në Shqipëri është më shumë se zero, sepse ky i fundit nuk ka asnjë hapësirë, apo mundësi të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë.

Sistemi politik në Shqipëri është shumë më ndryshe se në Kosovë, sepse dy partitë kryesore në Shqipëri si PS e PD janë të kristalizuara dhe po ashtu në këto vite tranzicioni ka funksionuar me sukses rotacioni i pushtetit. VV është një parti me filozofi të majtë dhe e majta në Shqipëri ekziston e për pasojë nuk mund të paraqitet e të konsiderohet si një alternativë e re ideologjike. Elektorati shqiptar, është një elektoral tradicional, që më shumë dashuron nostalgjinë e më pak, ose fare, e pranon risinë. Për këto arsye, votuesi shqiptar është i ndarë në të Djathtë dhe të Majtë. Elitat dhe grupet e interesit në Shqipëri janë solidë dhe kanë qëndrimet e tyre në lidhje me preferencat politike. Dikush mund të besoj, se VV mund të përdor kauzat, ose mund të jetë e kauzave, siç është çështje e detit. Shqipëria nuk do të ketë lëvizje më të fortë të kauzave se sa pati AK, e cila nuk ktheu dot vrullin popullor në mandat e kjo ndodhi për shkak, se shqiptarët janë votues tradicional. Kur dështoi ajo që lindi natyrshëm në Shqipëri, për shkak të kauzës së detit, as nuk mund të aludohet në suksesin e VV në Shqipëri, për të njëjtën kauzë, apo për kauza të ngjashme. Në këto rrethana, mendoj, se VV në Shqipëri do të jetë e pandjeshme, ashtu siç do të jenë edhe subjektet e tjera, që kanë vendosur të hyjnë këto zgjedhje.

Megjithatë, në demokraci jemi, dhe çdo kush ka të drejtë të ketë ëndrra e po ashtu çdo kush ka të drejtën e tij të bëj analizën, nëse janë thjeshtë iluzione, apo edhe mund të realizohen. Ne, bëj pjesë tek ata që i konsiderojnë jo më shumë se iluzione!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 31/12/2020 22:19

    Suxhuk Kosove me shumice.

    Përgjigju
  • Deti u be kos: 31/12/2020 16:43

    Ne fakt vv ashtu do, te mos dalesh nga kosi,se i prish pune.

    Përgjigju
  • Deti u be kos: 31/12/2020 16:41

    Zoti daci dil nga kosi se po ben 24 ore ne te,e po na ben merak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare