Shefja e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u ka bërë sërish thirrje partive opozitare që të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit në Kuvendi i Kosovës.

Në fjalën e saj në nisje të seancës, ajo theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë nënshkrim apo propozim konkret nga opozita për emrat për president.

“Kuvendi është vendi ku duhet të diskutohen çështjet thelbësore për vendin dhe zgjedhja e presidentit nuk është çështje procedurale, por moment ku duhet të diskutohet për konsensus e vullnet politik. Kemi pritur për nënshkrimet e deputetëve të partive tjera, nuk kemi pranuar asnjë nënshkrim, asnjë diskutim lidhur me këtë çështje. Atëherë e kemi parë të nevojshme që të diskutojmë në këtë seancë”, u shpreh Nagavci.


Lajmi kryesor:

Seanca e Kuvendit të Kosovës për presidentin, opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik! Kurti akuzon: Nuk ndërmori asnjë iniciativë për zgjedhjen