Vetëvrasja e Ilvi Metës në komisariat, lihen në burg 3 policët, akuzohen për shpërdorim detyre! Avokati: Duamë masë më të lehtë, të parrezikshëm për shoqërinë

Vetëvrasja e Ilvi Metës në komisariat, lihen në burg 3 policët, akuzohen për shpërdorim detyre! Avokati: Duamë masë më të lehtë, të parrezikshëm për shoqërinë

Ilvi Meta dhe litari në qeli

Gjykata vendosi masën "arrest me burg" për efektivët e komisariatit të Kavajës, pas ngjarjes se rëndë që u regjistrua disa ditë më parë në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kavajës, ku 31-vjeçari Ilvi Meta i dha fund jetës duke u vetëvarur. Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar.

Sipas avokatit të 3 efektivëve Petrit Ismaili masa ishte më e rëndë sesa pritej, pasi ata nuk janë persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Duke folur për mediat ai tha se ai kërkoi për të akuzuarit një masë më të butë.

Prokuroria nisi hetimet menjëherë pas vetëvrasjes së të riut. Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit që kanë pasur për detyrë mbikëqyrjen dhe mbajtjen në kontroll të 31-vjeçarit  gjatë kohës që ai ka qenë i shoqëruar/ndaluar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Ligji 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Procedura Standarde “Trajtimi dhe sigurimi i personave të arrestuar/ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, evidentimi dhe zgjidhja e kërkesë/ankesave të tyre” miratuar me Urdhër nr.925, datë 19.07.2019 të DPPSH.

Tre punonjësit e policisë që u lanë në burg nga gjykata e Kavajës mëngjesin e sotëm me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën, duke mos marre masa për parandalimin e ngjarjes.

Akuza që rëndon mbi ata është  “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal e konkretisht: Ata akuzohen se nuk ushtruan kontroll të saktë për t’i hequr nga trupi të arrestuarit të gjitha sendet, si lidhësen në kapuç, me të cilën mund të dëmtojë veten.

  • Nënkomisar Petrit Brahimaj, 61 vjeç, me detyrë Specialist i sallës së komandimit, në Komisariatin e Policisë Kavajë;
  • Inspektor Bexhet Berberi, 60 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, patrullë e përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kavajë;
  • Inspektor Rushit Kola, 59 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Nga ana tjetër, familjarët e viktimës thonë se e kanë parë trupin e tij të pajetë dhe nuk kanë konstatuar shenja në qafën e tij. Ata akuzojnë policinë se djali “mund t’u ketë mbetur në dorë.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Vetëvrasja e Ilvi Metës, avokati i 3 policëve që u lanë në burg: Masë e padrejtë, nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore

Avokati i 3 policëve Petrit Ismaili, që u lanë në burg nga Gjykata e Kavjës, tha se masa ishte e padrejtë, pasi ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.

“Nevojat e sigurimit nuk janë për këtë masë edhe në raport me veprën. Ka pakujdesi, por jo faji, nuk janë të rrezikshëm për shoqërinë. Kërkuam një masë më të butë.”, u shpreh avokati.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kavajsi: 07/05/2022 14:59

    Ky hajduti i ndaluar 18 here nga policia duhet dekoruar me dekoraten e larte PISHTAR I DEMOKRACISE.... Rofte Sali NON GRATA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona