Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka reaguar pas vetëvrasjes së 65 vjeçarit me Covid në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se pacientët me koronavirus nuk trajtohen me psikolog, pasi këta të fundit mungojnë në spital.
Sipas tij, dy rastet e vetëvrasjes në spitalet Covid duhet të sjellin një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes.
"Dhe sa paciente me covid-19 duhet te vetvriten qe qeveria te reagoje?
Ende nuk ka një reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi“ për 65 vjecarin me Covid-19, që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit! Rasti i dytë në më pak se tre javë, duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes! Me probleme paraprake apo jo, fakt është që një 29 vjecar dhe një 65 vjecar zgjodhën t’i japin fund jetës, në vend të kurimit mjekësor! Drejtori i spitalit e ministria e shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve! Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog! Kjo situatë nuk mund të anashkalohet me justifikimin, se pacientët që i dhanë fund jetës kishin probleme paraprakisht! Kujdesi për shëndetin mendor ndaj pacientëve të tillë ka munguar krejtësisht!
Edhe sa pacientë me Covid-19 duhet të humbin jetën që qeveria të reagojë duke marrë masa konkrete?" shkruan Spahia.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4070
Lajme të tjera
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
PD: Të shpallen muzë kombëtar kampi i të Burgosurve në Spaç dhe kampi i internimit Tela me Gjemba në Tepelenë
19 Prill, 16:21
-
Berisha jashtë grupit të PD, Kuvendi: Bardhi ktheu vetëm të përjashtuarit gjatë kësaj legjislature, ish-kryeministri s’ka qenë pjesë
16 Prill, 12:36
-
Nga rikthimi i të përjashtuarve në PD te ‘pakti’ PS-Rithemelimi, Alibeaj: Sakrifikuan Zgjedhoren! Politika të mbajë duart larg drejtësisë
15 Prill, 18:19
-
Futen në grup të përjashtuarit e PD, Kuvendi lë jashtë Berishën! Bardhi i paqartë: Grupi është i bashkuar prej 5 shtatorit
15 Prill, 17:11
-
PD përsërit kërkesën: Kampet e Spaçit e Tepelenës të kthehen në muze! Asnjë vendim prej 2 vitesh nga kërkesa jonë
15 Prill, 12:55
-
Lulzim Basha zbardh takimin me zyrtarin e Partive Popullore Europiane: Si lobuan Rama dhe Berisha kundër meje në Bruksel
14 Prill, 18:36
-
'Qeveria është në panik nga SPAK', Lulzim Basha: Do të depozitojmë në Kuvend paketë ligjore në mbështetje ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe BKH
13 Prill, 11:21
-
'Kanë dy vite që na thonë 'Lul Brava', Haklaj në 'Studio Live': Foltorja përfundoi tek brava e Edi Ramës
12 Prill, 17:42
-
‘Mandati i Xhaçkës’, Tabaku për Report Tv: PS nuk njohu vendimin e ‘Kushtetueses’! Për 'Dezinformimin' duhej dakordësia e të gjitha palëve
12 Prill, 13:36
Ore jane ne vete keta,pas cdo lajmi dalin si bushtra duke folur e duke thene qe ne do ndalojme ngjarje te tilla,na e neveritet sinqerisht
Përgjigju