Veting,Xhafaj:Duro,skanim pas
meje!Basha:S’më impresionon
LIVE/Seanca plenare në kuvend/Vetingu në Polici

Veting,Xhafaj:Duro,skanim pas<br />meje!Basha:S’më impresionon<br />LIVE/Seanca plenare në kuvend/Vetingu në Polici<br /><br>
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është përplasur me kreun demokrat, Lulzim Basha, për Vetting-un në Policinë e Shtetit. Xhafaj ka sfiduar hapur Bashën, teksa i ka thënë se skanimi dhe kontrolli do të nisë nga ai dhe familja e tij për të vijuar me Bashën dhe familjen e këtij të fundit.

Xhafaj i kërkoi Bashës të bëjë dhe pak durim, pasi shumë shpejt do të nisë procesi i verifikimit dhe rezultati do tregojë të vërtetën për secilin. Në kundërpërgjigje ndaj tij, Basha tha se nuk impresionohet, pasi në dosjet e tij dhe të familjes së tij nuk ka drogë, krim apo pastrim parash, ndërsa i tha ministrit se ai ka shkelur Kushtetutën për të mbrojtur vëllanë e tij, i cili është kapo droge. 

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, shpjegoi arsyet pse opozita nuk është në gjendje për të komentuar mbi Vettingun në Polici. Sipas tij, nëse hetohet e shkuara e PD, koha kur ishte në pushtet, korrupsioni në polici ishte në nivele të larta me dijeninë e Berishës si kryeministër dhe të Lulzim Bashës si ministër i Brendshëm. Balla tha se Berisha dhe Basha janë ‘babë e bir’ dhe të dy bëhen seriozë vetëm kur gënjejnë. 

"Babe e bir të dy bëheni seriozë vetëm kur gënjeni, e ka thënë Jozefina këtë e jo unë, i ke ngjarë babi Saliut. E di se Lulzimi nuk rri dot po dua tu them kolegëve të PD se Basha është person negativ, pasi përfshihet një hetim të rëndësishëm, lobimi i paligjshëm i SHBA, ai ka vendosur të dërgojë Arben Ristanin pranë prokurorisë për të dhënë shpjegime mbi këtë hetim e Ristani është i gatshëm të marrë përsipër të gjitha fajet. Institucioni belg ka bërë një analizë për një kohë të gjatë për grupet kriminale shqiptare në Belgjikë. Përsa i përket bandave të gangsterëve shqiptarë fondet janë transferuar për PD e Berishës e janë zbuluar nga policia e prokuroria belge.

Është e rëndë se si një parti politike financohet nga banda kriminale që veprojnë në një vend të BE. Amendamentet e propozimet e PD për të futur personat politikë, ndërkohë që ky institucion është tërësisht apolitik, pasi policia nuk ka të bëjë me politikën. Fjala Vetting zgjon frikë në PD. Ju do të jeni gjithmonë kundër ehe po të bëhet Vetting në teatrin e kukullave të Tiranës por kurrë nuk do e kisha besuar se 19991 PD për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, sot është oponentja kryesore për të mos e bërë të tillë. Komisioni hetimor thotë Luli, por që kishe futu policë me shkollë të lartë por pa të mesme e tetëvjeçare, e ka futur Basha në punë.

Histori e turpshme për të nxirë shqiptarët kudo në botë. Keni dëgjuar që në parlamente të huaja ku ka azilantë, të përmenden azilantët? Jo, sepse nuk i bën mirë shtetit. Të dhënat janë tërësisht pozitive me trend zbritës. Më shumë dëm bëjnë fjalimet tuaja patetike, ministër përgëzime për aksionin më të fundit të policisë së shtetit ku dy vrasje misterioze janë zbuluar në mënyrë të menjëhershme. Mos harroni vrasjet në kohën e PD, 21 Janari dhe Rruga e Kombit nuk është hetuar nga Luli",
tha Balla. 

Xhafaj paralajmëron politikanët: Do goditeni, nëse bashkëpunoni me krimin
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar se do të goditen nga ligji të gjithë ata politikanë, të majtë apo të djathtë, që janë të lidhur me grupet kriminale, ndërsa shtoi se do të vazhdojë lufta për kapjen e 'kokave' të krimit dhe asetet e tyre kriminale.

Nga foltorja e Kuvendit, i cili është mbledhur sot në seancë për dy çështje të rëndësishme, Vetingun në Polici dhe Kodin e Sjelljes, Xhafaj iu bëri thirrje të gjitha forcave politike të bashkohen në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale dhe politikanëve që bashkëpunojnë me ta.

“Nëse përfaqësues të politikës, të majtë a të djathtë, janë në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare, asnjë lloj imuniteti nuk do ti përjashtojë ata nga goditja e ligjit, për këtë policia ka mbështetjen time. Kjo është ajo që qytetarët presin dhe duan nga ne. Jemi shumë të vendosur që këtë të bëjmë. Të bashkohemi në një front të vetëm në këtë çështje të rëndësishme”, tha Xhafaj. 

Ministri Fatmir Xhafaj, iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me procesin e Vetting-ut në Policinë e Shtetit. Xhafaj sqaroi se projektligji i Vetting-ut në polici nuk është një inovacion shqiptar, por përmban standardet ndërkombëtare. Ministri deklaroi se Vetting-u do të pastrojë policinë nga të inkriminuarit, të korruptuarit dhe të paaftët.

"Projektligji nuk është inovacion shqiptar, por i standardeve ndërkombëtare. Ne e kemi pranuar se në radhët e policisë, drejtësisë, politikës ka individë të korruptuar, të paaftë dhe të përfshirë në veprimtari kriminale për vite të tëra. Kultivimi i kanabisit dhe trafiku i saj nuk ka kursyer dhe punonjës të policisë. Kjo lloj veprimtarie është e rrezikshme dhe do ta luftojmë. Kemi vendosur të përballemi me këtë fenomen. Kjo është rruga e duhur për të pastruar policinë", theksoi ministri. 

Ndërsa nga ana tjetër, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se  ky pr/ligj është një katrahurë dhe policia është në skëterrë. Sipas tij, qeveria është e lidhur me krimin dhe e marrë peng nga ‘Audi’ i Tahirit.

“Policia sot në skëterrë, drejtuesit janë në arrati. E sollët ju në këtë gjendje dramatike. Policia burgosi gjynahqarët. Kjo është katrahurë e Vettinut. Ju të gjithë si qeveri jeni lidhur dorë për dorë dhe jeni marrë peng nga ‘Audi’ i ish-ministrit Tahiri”, tha Alibeaj.

Fjala e Xhafajt:
Është e domosdoshme që gjyqtarëve e prokurorëve që do kalojnë Vetting-un t’iu përkushtojmë një agjenci. Pastrimi nga elementë të korruptuar, të inkriminuar e të paaftë do jetë një proces që do t’i shërbejë pjesës së shëndoshë mbi të cilën do ngrihen misionet e së nesërmes ligjzbatuese.

Do forcohej bashkëpunimi brenda punonjësve të policisë, duke përmbushur më së miri objektivat. Jemi të vendosur të ecim në këtë rrugë, për të bërë ndryshimin e madh në Policinë e Shtetit. Në këtë rrugë kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve, që kanë punuar krah për krah me ne për këtë nismë. Ata do ofrojnë asistencën e tyre në këtë drejtim.

Sa i përket atyre që gjetën mundësinë për të hedhur baltë ndaj meje, po i lë të lirë në ligësinë e tyre, nuk po formuloj asgjë.

Është momenti ti përgjigjem disa akuzave. Ka disa që e konsideruan këtë proces një zgjidhje shqiptare, dikush ka deliruar më tej dhe e ka konsideruar këtë një praktikë komuniste. Jo vetëm ligësia dhe injoranca që përfaqësojnë, por të qenit dhe dembelë, i ka bërë ata të mos kenë lexuar, parë e dëgjuar çfarë ky projektligj përmban standard ndërkombëtar dhe jo inovacion shqiptar. Me këtë pr ligj vendosim standard bashkëkohor.

Të shërbesh në strukturat e sigurisë publike është mision, jo thjesht një punë, ndaj dhe duhet kontroll i aftësisë, përdorimit të drogës.

Polici e kanalizuar? Ne e kemi pranuar se në radhët e policisë, drejtësisë, politikës ka individë të korruptuar, të paaftë dhe të përfshirë në veprimtari kriminale për vite të tëra. Kultivimi i kanabisit dhe trafiku i saj nuk ka kursyer dhe punonjës të policisë. Kjo lloj veprimtarie është e rrezikshme dhe do ta luftojmë. Kemi vendosur të përballemi me këtë fenomen. Kjo është rruga e duhur për të pastruar policinë. Kjo situatë nuk është rrjedhojë e një apo dy viteve.

Mos spekuloni dhe mos u nxitoni, ne kemi vendosur të përballemi me këtë problem. Ndryshe nga ju, ne i kemi pranuar problemet në Policinë e Shtetit dhe t’i luftojmë ato. Rendi dhe siguria publike afektojnë të gjithë njëlloj si familjen e një qeveritari, ashtu dhe të një qytetari. Me gjithë progresin e bërë vitet e fundit në standardin e policisë, ne po kërkojmë të bëjmë një hap të madh rrënjësor, duke çrrënjosur fenomene të papranueshme në polici. Rezultate që po penalizojmë elementet kriminalë, por dhe po dekurajojnë elementë të tillë për t’u përfshirë më tej në krim. Pushteti ekonomik i disa grupeve kriminale është ulur ndjeshëm, duke sekuestruar 40 mln euro pasuri kriminale.

‘Forca e Ligjit’ nuk është thjesht një projekt, por realitet i prekshëm, forca aktive në veprim dhe do vazhdojë të jetë i tillë. Do godasim grupet kriminale dhe asetet e krijuara prej tyre. Do garantojmë goditjen më të thellë të grupeve të strukturuara kriminale. Në funksion të krimit janë vendosur grupet më të mira. Po vazhdon puna për identifikimin e grupeve kriminale që operojnë në vendet e tjera dhe që kanë veprimtari të paligjshme në vendin tonë. Në bashkëpunim me ndërkombëtarët po punojmë për kapjen e anëtarëve të këtyre grupeve. Janë shënuar rezultatet e para në këto tre muaj. Kuptoni dhe vlerësoni mbështetjen që duhet t’i japim policisë në këtë luftë.

Rendi i ditës në seancën e sotme plenare:
rendi dites

rendi dites

d.c./shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë