Faza e dytë kundër informalitetit, Tatimet kontroll për pagat e padeklaruara në arsimin privat, media dhe në Shoqëritë e Sigurimeve

Faza e dytë kundër informalitetit, Tatimet kontroll për pagat e padeklaruara në arsimin privat, media dhe në Shoqëritë e Sigurimeve

TIRANË- Drejtoria e Tatimeve bën me dije se po vijon zbatimin e Planit Antiinfomalitet që prej janarit të vitit 2022, ku po kryhet kontroll për pagat e padeklaruar në arsimin privat, të mesërm dhe të lartë si dhe në media. Në fazë të parë janë kontrolluar 18 subjekte me risk, e ndërsa faza e dytë përfshin  pagat në arsimin privat, në media e shoqëri sigurimesh, ku është ndalur edhe në shifra konkrete.

"Administrata Tatimore po vijon zbatimin e Planit Antiinformalitet prej janarit të vitit 2022. Pasi përfundoi faza I, në fund të muajit qershor, me kontrollin e 18 subjekteve të vlerësuara me risk të lartë nga Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, ka nisur faza II, e cila konsiston në kontrollin e 3 sektorëve më me risk, si: Sektori i Institucioneve të Arsimit Privat, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Shoqërive të Sigurimeve. Nga analiza e thelluar e menaxhimit të riskut, në secilin prej këtyre sektorëve, janë identifikuar subjekte me risk të evazionit, nëpërmjet mosdeklarimit real të pagave për të punësuarit në profesione të ndryshme. Konkretisht, në sektorin e Institucioneve të Arsimit Privat, kontrollet janë përqëndruar në 7 subjekte, nga të cilat 4 shkolla të mesme të arsimit privat dhe 3 universitete, për arsye se bazuar në analizat e riskut, këto institucione të arsimit privat rezultojnë me mbi 45% të të punësuarve me pagë më të ulët se mesatarja e sektorit të arsimit",  shkruhet në njoftim. 

Ndalur te media si edhe shoqërive të Sigurimeve, ‘Tatimet’ bëjnë me dije se ka informacione se punonjës në këto 2 sektorë që janë deklaruar me pagë më të ulët krahasuar me të njëjtat pozicione në subjekte të ngjashme, brenda të njëjtit sektor. Ato theksojnë se personat që janë vlerësuar si “me risk të lartë”, janë informuar personalisht.

“Në sektorin e Mediave edhe Komunikimit, kontrollet e Administratës Tatimore janë përqëndruar në 5 subjektet e vlerësuara me risk të lartë sa i takon fenomenit të nëndeklarimit të pagave, kur për pozicione si: Gazetar, kameraman, skenarist, montazhier, etj. paga është më e ulët se mesatarja e sektorit për këto profesione. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në vijim kontrollet, në zbatim të Planit Antiinformalitet, do të shtrihen edhe në sektorin e Shoqërive të  Sigurimeve, i treti sektor i vlerësuar me risk të lartë, pas arsimit privat dhe medias, për shkak se në subjekte të caktuara pozicione të ndryshme pune janë deklaruar me pagë më të ulët krahasuar me të njëjtat pozicione në subjekte të ngjashme, brenda të njëjtit sektor. Kujtojmë se në bazë të analizave dhe kritereve të riskut, Administrata Tatimore ka informuar në mënyrë të vazhdueshme tatimpaguesit e vlerësuar me risk të lartë, duke dërguar edhe letra të personalizuara në adresë të tyre, me qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e tyre për deklarimin real të pagave për të formalizuar marrëdhëniet ekonomike mes biznesit dhe punëmarrësve të tyre”, vijon deklarata.

Duke bërë një bilanc, në total që në dhjetor të 2021, i kanë dërguar letër të personalizuar, 10.153 tatimpaguesve me qëllim të të merrnin masa, mirëpo nuk ka një shifër se sa prej tyre janë vetërregulluar dhe sa jo, si edhe për masat e marra kundrejt këtyre të fundit.

“Me qëllim ndërgjegjësimin e tyre, në dhjetor të vitit 2021, Administrata Tatimore u dërgoi letër të personalizuar, 10.153 tatimpaguesve, të cilët e kishin thyer këtë kriter risku, duke i bërë thirrje të reagonin për të vetërregulluar deklarimin e pagave për punonjësit e tyre. Ndërsa në muajin gusht, DPT u dërgoi 2278 letra të personalizuara subjekteve, që i përkisnin sektorit të Shoqërive të  Sigurimeve, sektorit të Mediave dhe Komunikimit dhe sektorit të Institucioneve të Arsimit privat, 3 sektorët e tjerë të vlerësuar me risk të lartë, pas sektorit të ndërtimit dhe tregtisë. Administrata Tatimore është e angazhuar të marrë masat e nevojshme për fuqizimin e luftës kundër informalitetit, ndaj fton qytetarët të japin kontributin e tyre duke denoncuar rastet e mosdeklarimit të saktë të pagave, si një mekanizëm mbrojtës për të mos rrezikuar pensionin në të ardhmen", përfundon njoftimi.

Ky reagim vjen pas akuzave që janë bërë nga pedagogë të përfshirë në protestë se u ka ardhur një letër për kontrollin e pasurisë. Ata e cilësuan si një shantazh nga ana e qeverisë, mirëpo vetë kreu i qeverisë, Edi Rama theksoi se “Asnjë vetting s’do bëhet, as është thënë, as është menduar!”

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • destan: 20/10/2022 13:04

    Petagoget e universiteteve publike ne pergjithesi jane hajdute, nuk te kalojne po nuk pagove prandaj studentet dalin me nivele te ulta, ne universitete private ndryshon por perseri ato shkolla ku futen 100 studente dhe kalojne te gjithe nuk jane shkolla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja