Takimi i prokurorëve të cilët ishin njoftuar më herët se duhet të mblidheshin më datë 5 për të vendosur se cfarë qëndrimi do të mbanin për ligjin e Vetting-ut është anuluar në mënyrë të beftë.

Nuk dihen arsyet e vërteta të shtyrjes pa afat të takimit mes përfqësuesve të Akuzës, por Unioni i Prokurorëve ka njoftuar anëtarët se mbledhja e tyre nuk do të zhvillohet këtë të shtunë. 

Shkak për dështimin e takimit është bërë ndarja në dy grupe e prokurorëve për Vetting-un. Nga rreth 360 prokurorë në shkallë vendi, shumica e tyre kanë firmosur paraprakisht votën kundër dërgimit të ligjit të Vetting-ut në Kushtetuese. 

Ndërkohë, vetëm 130 prokurorë, mes tyre edhe magjsitratë të rinj, kanë dalë pro ankimimit të këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese. 

Sipas tyre, vakumi ligjor i krijuar ka cënuar punën e përditshme të prokurorëve, duke shkaktuar ngërç për hetimin e dosjeve të hapura. 

Por ndërkohë ligji i Vetting-ut, thënë ndryshe ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese pasi bie ndesh me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. 

Ligji, tashmë i ngrirë, ka pezulluar gjithashtu edhe reformën në drejtësi derisa të kthehet një përgjigje nga Komisioni i Venecias për pyetjet e gjykatësve të Kushtetueses./ Top Channel


d.b/shqiptarja.com