Vettingu/ Çipa në studion e Report Tv: Gjyqtarët dhe prokurorët, alibi mediokre për të justifikuar pasuritë

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë komentoi në studion e Report Tv, rezultatet e procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë. Çipa tha se seancat publike të KPK-së kanë bërë që gjyqtarët dhe prokurorët të dalin zbuluar dhe të sajojnë alibi qesharake me qëllim që të jusfitikojnë pasuritë e vëna abuzivisht gjatë ushtrimit të detyrës në sistemin e drejtësisë.

Pjesë nga intervista në studion e Report Tv

Dhe e di cfarë ndodhte fillimisht dhe me kolegun Arsen Rusta, i cili ndjek rregullisht KPK, ne pak a shumë kishim të parashikuar se çfarë do të ndodhte sepse deri para dy javësh ishte një proces i cili na e jepte këtë lloj impakti, ka dy javë që ne nuk mund të parashikojmë më, nëse ne themi që duket se, sepse hapen problemet për çështjen e pasurisë, duket se nuk e kalon, e kundërta ndodh sikurse ishte me kreun e gjykatës së lartë por jo vetëm, ka patur dhe të tjerë eksponentë të cilët, kanë patur dhe pasuri apo probleme të tjera por që më pas vendimi ka qenë i KPK që ata konfirmohen në detyrë. Nuk e di e keni ndjekur këtë moment si gazetar mjaft i vëmendshëm që jeni?

Sigurisht. E ndjek dhe vazhdoj ta ndjek, se të them të drejtën ajo që po ndodh aktualisht nga gjithë procedimi individual që realizon KPK është një situatë që shkakton dhe grotesk por edhe keqardhje. Shumica e personave që rrëzohen nga ky sistem që nuk duhet të jenë më në këtë sistem sipas vendimit, ndërpresin karrierën, gjejnë alibi të cilat nga pikëpamja e inteligjencës janë shumë herë më mediokre sesa alibitë që kanë pasur qoftë edhe të pandehurit për krime ordinere. Dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Vë në dyshim jo vetëm inteligjencën, por edhe kualitetin profesional të tyre dhe mbi të gjitha janë, ndoshta në atë seancë të jetës së tyre, kur nuk e kanë menduar që nga akuzues apo drejtësibërës janë përballë akuzës vetjake. Dhe kjo është një çështje që duhet marrë në konsideratë.

Ne kemi parë dhe raste banale të justifikimit të pasurisë…

Padyshim. Këtu pastaj vijmë të një çështje që mendoj që gjithë fenomenologjia e mënyrës sesi është vendosur tërë pasuria, se si justifikohet kjo pasuri dhe disniveli nga pikëpamja propocionale që ka me qytetarët e mesëm të Republikës, është i madh dhe besoj se shoqëria dhe mediat duhet të fokusohen edhe më shumë në këtë aspekt, sepse është pjesa që nxjerr atë problemin e madh të anatomisë së korrupsionit në sfera të tilla të shoqërisë. E treta, Vettingu duket se përcakton dhe kanë vetëm një rrjetë që kap “peshqit” për shkak të pasurisë së tyre.

Pra e gjykoni që nuk po funksionojnë dhe tre shtylla e tjera, intergriteti profesional dhe lidhja me botën e krimit? Shumë pak, dy raste në mos gaboj unë, nuk i mbaj mend me emër sepse na është bërë rutinë kjo punë, aq shumë gjyqtarë prokurorë kanë dalë përpara KPK, por nuk përmendet, pra është e fokusuar te çështja e pasurisë, gati gati pa dashur të citoj ata të LSI, të cilët thonë që është bërë si një financier, ndoshta mund të nxirrte kalkulimet...

Pyetja juaj në fakt më sjell në vëmenmdje një shkrim të publikuar para pak ditësh nga gazetari i njohur Carlo Bollino, i cili kërkonte që të ketë edhe një pjesë substanciale të Vetingut për gjykimet që kanë bërë për këta persona, të cilët tashmë rezultojnë me problem, dhe kjo besoj do ta thellonte procesin e Vetingut në Shqipëri, sesi mund të zgjidhet ndoshta kjo kërkon një nismë të re edhe mbi bazë juridike por edhe mbi procedim juridik, se do të ishte vërtetë një reformë substanciale në të gjithë këndvështrimin dhe semantikën e fjalës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja