Vettingu/ Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo

Vettingu/ Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo

Fatos Lulo

TIRANE-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë sot në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo. Gjyqtari pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit apeloi vendimin duke e cilësuar si të padrejtë, por Kolegji vendosi sot lënien në fuqi të vendimit duke shtuar se ‘Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë’. Pas vendimit të sotëm, Lulo mund të ankohet vetëm jashtë Shqipërisë në gjykatën e Strasburgut.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht: Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit

Fatos Lulo ishte i pari gjyqtar i shkarkuar në procesin e Vettingut. Gjyqtari Fatos Lulo u shkarkua, pasi nuk justifikonte pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada. Gjithashtu, sipas ILDKPK, Lulo është zotërues i një apartamenti te "Rruga e Durrësit", i fituar me kontrate dhurimi nga motra dhe një zyre, sipas deklarimit te tij e dhuruar me vlere 100 mijë dollarë.


Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari