Vettingu në polici/ Konfirmohet Tonin Vocaj! Komisioni ndërpret procesin për Xhevair Çeloaliajn pasi dha dorëheqjen (VIDEO)

TIRANE-Sipas Komisionit, Vocaj doli i pastër në të trija kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

Në seancën dëgjimore, Vocaj u përball me gjetjet e Komisionit në lidhje me një sipërfaqe toke në Lezhë që për të hedhur poshtë dyshimet e trupës së Vettingut, drejtori i Policisë Kriminale i dorëzoi dokumentat e marra nga institucionet përkatëse. Tonin Vocaj iu përgjigj Komisionit lidhur edhe me një foto të publikur në media ku ai shfaqej nën shoqërinë e Arben Frrokut, ky i fundit i dënuar përjetë për vrasjen e ish komisar Dritan Lamajt, si dhe me dy kallëzime penale kur ai ishte në krye të policisë në Tiranë e Durrës.


Lidhur me foton, Vocaj shpjegoi se me Frrokun është njohur vite më parë në shkollë dhe se pikërisht kjo foto është publikuar nga vetë drejtori Vocaj në Facebook dhe e realizuar vite para se të kryej vrasja e Lamajt, ngjarje kjo për të cilën angazhimi i tij ka qenë maksimal për arrestimin e autorit.

Ndërkohë, një ditë më parë, Komisioni ndërpreu procesin e Vettingut për Xhevair Çeloaliajn, drejtor i Institutit Shkencor në Policinë e Shtetit, për shkak të dorëheqjes që ai ka dhënë nga rradhët e uniformave blu.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hgohoh: 18/12/2019 10:00

    Hahaha veting, hahahaha, kaloi çiftelia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive

‘Do të zbatojmë politikën më të ashpër antiamerikane’, Kim Jong Un: Kundërveprimi do të nisë në mënyrë agresive