TIRANË- E kanë kaluar me sukses vettingun, tre drejtuesit e lartë në policinë e Shtetit. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Komisioni i Jashtëm i vlerësimit ka konfirmuar në detyre, Drejtorin e Drejtorisë së Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë, Lufti Minxhozi.
Ndërkohë, në seancën e zhvilluar ditën e sotme, është konfirmuar edhe në detyrë edhe Drejtori i Drejtorisë rajonale të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave në Tiranë, Arben Caka. Caka nuk ka qenë prezentë në seanca, por u paraqit përfaqësuesi i tij ligjor. Gjithashtu është konfirmuar në detyrë edhe drejtori i Drejtorisë së Standarteve profesionale në drejtorinë e përgjithshme të Policisë, Arben Saliun.
Tre drejtuesit e lartë rezultuar në pastër në 3 komponentët e rivlerësimit të Vettingut, të cilët janë pasuria, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Lufti Minxhozi para gjyqtarëve të Vettingut
Përfaqësuesja e Arben Cakës sot para gjyqtarëve të Vettingut
B.K./Shqiptarja.comKomente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)