Mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ndërsa të premten pritet të verifikimi i kandidatëve për institucionet e Vettingut.

Kryesuesja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe 3 anëtarët e tjerë që do të përbëjnë ONM kanë mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte.

Tre Zyrtarët e tjerë pjesë e misionit janë nga Gjermania, Italia dhe Austria.

SHBA dhe BE kanë firmosur marrëveshjen e përbashkt mbi bazën e së cilës do të realizohet puna endërkombëtarëve për monitorimin e Vettingut.

Bëhet me dije se pritet të ngrihet edhe një bord vendimarrjeje në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambsadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Sipas burimeve, anëtarët e ONM do të qëndrojnë me mision përgjatë kohës që do të kryhet Vettingu ndërsa ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe kolegji i Apelimit.

Mësohet se puna e ONM nis të premten më vënien në sitë të kandiatëve për institucionet e Vettingut. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com