Vettingu në polici, shefja e vlerësimit: SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe QKB-ja po na vonojnë përgjigjet

Vonesa në kthimin e përgjigjeve duket se është bërë shkaku kryesor për zvarritjen e procesit të vettingut në radhët e Policisë së Shtetit. Ana Kapaj, kryetare e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë tha se janë të paktën tre institucione që kanë krijuar vonesën në kthimin e përgjigjes.

"Problematike ka qenë vonesa e kthimit të përgjigjeve nga institucionet. Institucionet kanë afate të ndryshme në kthimin e përgjigjeve. Kemi arritur në një kompromis, por kemi pasur vonesa. Nëse do flasim për institucionet kërkoj mbledhje me dyer të mbyllura. Institucionet problematike që na vonojnë ne dhënien e informacionit dhe kthimin e përgjigjes janë tre, SHISH, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Prokuroria e Përgjithshme. Afati kohor për Vettingun e policisë është i ngushtë" tha Ana Kapaj.

Sipas kryetares së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, një tjetër problematikë është edhe largimi i komisionerëve nga puna dhe afati një vjeçar vendosur për mbylljen e fazës së parë me drejtuesit e lartë të policisë. Puna për vettingun në polici ka nisur që në muajin shkurt, dhe se gjatë kësaj kohe në adresë të këtij institucioni kanë mbërritur edhe denoncimet e para për punonjësit e Policisë së Shtetit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri: 13/09/2019 17:17

    Ana Kapaj eshte kryetare e zgjedhur me manipulime...Zgjedhja e saj eshte bere me presionin e Shkelqim Ganaj dhe Julian Hodaj..Per zgjedhjen e saj keta dy plehra sakrifikuan dhe nje komisioner qe vinte nga rradhet e ILDKP i cili nuk pranoi qe te votonte kooperativisten Ana Kapaj qe vec qep dhe molle di te mbjelle dhe shkule se ate shkolle ka mbaruar, Universitetin e Kamzes...Turp..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja