Agjencia e Mbikëqyrës Policore, përmes procesit të vetting-ut ka vendosur moskonfirmimin në detyrë të Thodhori Gravanit, në një proces të seancës dëgjimore të zhvilluar këtë të premte, ku në të njëjtën kohë është dhënë edhe vendimi për moskonfirmimin e tij në detyrën që aktualisht mbante.
Thodhori Gravani mban pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Më 23 janar AMP ka mbajtur seancë publike edhe për Edmond Rizajn, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vendimi për të cilin pritet të jepet në ditët në vijim.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
E mo dhorke iku ardi veliu, ai dashuria jote.. ndaj e hengre, se ti zonje grua je!
Përgjigju