Vettingu në politikë, Kryemadhi: Presim një përgjigje nga Rama, kemi axhendë të pabesueshme

Vettingu në politikë, Kryemadhi: Presim një përgjigje nga Rama, kemi axhendë të pabesueshme

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Nga Durrësi ku u zhvillua mbledhja e opozitës së bashkuar, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se PD dhe LSI presin një përgjigje nga Rama nëse e pranon apo jo projektligjin për vettingun në politikë. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, ajo tha për Report Tv se axhenda e opozitës do të jetë e pabesueshme për të gjithë.

Opozita po konsolidohet më shumë, parti të tjera po i bashkohen frontit opozitar. Rama ka mbetur i vetëm dhe kërkon të manipulojë atë që ndodh. Ndasia sot janë vetëm me krimin e organizuar, prandaj duhet të jemi të bashkuar. Aksioni opozitar është mëse i qartë, presim nëse Rama është pro apo kundër vettingut. Axhenda e opozitës do të jetë e pabesueshme, jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët. Do të jetë axhendë shumë surprizuese.

Monika Kryemadhi

Kryemadhi i ktheu një përgjigje edhe Ballës pas deklaratave të tij nga Kuvendi për vettingun në politikë.

Kjo është qesharake, opozita e ka bërë vettingun e saj, ata të thonë janë pro apo kundër atyre që merren me Toyota Yaris dhe trafik kokaine. Opozita është e qartë, ne po presim nëse janë pro apo kundër. Po të kishim gabim ne nuk do të afroheshim partitë e tjera.

Monika Kryemadhi

Opozita do të vijojë bojkotin e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare edhe javën që vjen. E ndërsa sot opozita zhvilloi një takim në Durrës, sipas burimeve të Report Tv javën tjetër, ditën e enjte mbledhja e radhës do të jetë në Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton torre gjoleka: 13/09/2018 15:02

    Prania e kësaj femre në politik e mona buçes është diskretitim për popullin shqiptar. Njëfemër e till nuk meriton as pastruse e wc të jet. Kjo është hajdute ordinere fshatare e pa gdhëndur e injorante e ler. Populli Shqiptar ta kuptoj se çfar gabimi trashanik ka bër me dhënjen e votës këti lloi politikanësh . Megjith se kush gabon e paguan e Shqiptarēt po paguajn me mona buçen kryetare partie.

    Përgjigju
  • Shkodran: 13/09/2018 12:26

    Komplimente per lukun!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë